Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Merret në pyetje Rishi Sunak/ Hetimi se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë së Covid

11/12/2023
Merret në pyetje Rishi Sunak/ Hetimi se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë së Covid
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi për pandeminë e COVID-it, që po kryhet në Britani, ku janë duke u thirrur gjithë aktorët kryesorë që u morën me përballimin dhe menxhimin e asaj situate, po merr trajtat e një telenovele, me nota të theksuara qesharake, ç’ka ka bërë që opinion publik, politik dhe mediatik, të ngrejë vetullat në shenjë mosbesimi dhe shock-u për çfarë ka dal nga goja e të marrëve në pyetje.

Fillimisht, ishte ish-kryeministri Boris Johnson ndër “bishat” e politikës, që dha dëshmi, i njohur gjerësisht si “pinoku” i politikës britanike, për shkak të moskonsistencës dhe natyrës se vërtetuar gënjeshtare të prononcimeve të tij, kur deklaroi se ai kishte humbur telefonin e tij celular, kur e pyetën, nëse i kishte në WhatsApp komunikimet me pjesëtarë të tjerë të rëndësishëm të kabinetit të tij qeveritar.

Pas tij i erdhi radha njeriut të 225 më të pasur në Britani, kryeministrit aktual Rishi Sunak, i cili në atë botë, ishte Ministri i Financave të qeverisë së Boris Johnson, njërit nga pasuesit e tij në këtë post.

Edhe Rishi Sunak njësoj si ish-bosi i tij, ka deklaruar se ai nuk i ka më mesazhet e tij në këtë platformë, pasi ka ndryshuar disa herë telefonat celularë që nga ajo kohë dhe nuk është se ishte ndonjë përdorues profili i WhatsApp-it.

Në rastin e Boris Johnson që ka humbur celularin, duket në rastin më të mirë, si një aksident apo një rast fatkeq, ndërsa në rastin e kryeministrit të sotëm më shumë po duket si konspiracion. Gjithçka po duket dhe tingëllon si telenovelë.

E nëse do duhet t’i shkohet deri në fund këtij hetimi dhe të zbulohet e vërteta e komunikimeve mes zyrtareve më të lartë të kabinetit qeveritar britanik, komunikimet në WhatsApp edhe nëse telefoni humbet apo ndërrohen numrat, kjo gjë është shumë e lehtë dhe këto komunikime sërish janë të rikuperueshme teknikisht nga operatorët telefonik, siç veprojnë institucionet ligjzbatuese britanike kur hetojnë për krimin e organizuar dhe jo vetëm, një praktikë dhe të dhëna që përdoren rëndom nëpër gjykatat britanike si prova materiale në proceset gjyqësore.

Previous Post

Broja “vërshohet” nga ofertat e klubeve turke, mësohet e ardhmja e sulmuesit shqiptar

Next Post

Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Botë

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025
Botë

Zjarret në Turqi, evakuohen 7 fshatra!

17/08/2025
Botë

Qeveria britanike jep udhëzime mbijetese në rast fatkeqësish, 9 gjërat që duhet të ketë çdo shtëpi

17/08/2025
Botë

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

17/08/2025
Botë

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

17/08/2025
Botë

​Zelensky nuk beson se do të ketë takim trepalësh me Putin e Trump

17/08/2025
Next Post
Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut

Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk