Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin!

04/10/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë takimeve të zhvilluara në Gjermani me pjesëtarë të shumtë të mërgatës kërçovare, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, u përball me kërkesa të qarta dhe të drejtpërdrejta për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, dhe mbi të gjitha, t’i jepet fund një herë e mirë keqpërdorimit, nepotizmit dhe klientelizmit. Mërgata kërkoi një model të ri qeverisës, ku qytetarët nuk ndihen më të përjashtuar dhe ku dinjiteti i tyre respektohet përmes veprave e jo fjalëve.

“Kërçova ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim të barabartë. Jemi të lodhur nga premtimet boshe dhe emërimet familjare. Duam transparencë, përfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” – u shprehën përfaqësues të mërgatës.

Ata theksuan tri shtylla kyçe për të ardhmen e Kërçovës:

– Hapje të vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve dhe përkrahje për ndërmarrjet e vogla e të mesme;

– Ndërtimin e spitalit modern në Kërçovë, që do të sigurojë kujdes shëndetësor dinjitoz për qytetarët dhe do të hapë vende të reja pune për profesionistët lokalë;

– Ndërprerjen e punësimeve partiake, favorizimeve familjare dhe keqpërdorimeve buxhetore.

Në fjalën e tij, Limani u zotua për një model të ri qeverisës që ka në qendër qytetarin, ndershmërinë dhe zhvillimin afatgjatë. Ai paraqiti një platformë që përfshin:

– Investime në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë që gjenerojnë punësim të qëndrueshëm

– Ndërtimin e spitalit të ri, si një nga prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm;
– Përfshirjen aktive në vendimmarrje dhe projekte zhvillimore, përmes një trupi të posaçëm për mërgatën!

“Nuk do të ketë më punësime me listë. Do të ketë konkurse të hapura dhe kritere të qarta. Mjaft me padrejtësi dhe mbyllje sysh ndaj abuzimeve. Koha është tani – për një Kërçovë që i shërben qytetarit, jo interesave të ngushta,” – deklaroi Limani.

Tubimi përfundoi me një mesazh të fortë nga mërgata: gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin e vendlindjes, por me garanca për drejtësi, profesionalizëm dhe llogaridhënie.
Nesër, Limani do të prezantojë para mërgatës kërçovare në Zvicër programin e tij katërvjeçar për zhvillimin e Kërçovës. Takimi është paraparë të fillojë në ora 15:00.

Previous Post

Mexhiti: Dora e shtetit ka mbërritur në Graçan-rruga e re është simbol i rikthimit të shpresës

Next Post

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

Related Posts

Maqedoni

KSHZ sot shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat

28/10/2025
Aktuale

Izet Mexhiti: “Saraji dëshmoi se bashkimi sjell fitore të mëdha!”

28/10/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje shiu

28/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fitorja e Feti Abazit në Bogovinë do të sjellë një nivel të ri të udhëheqjes lokale

27/10/2025
Maqedoni

Levica e Strugës ka hapur front publik me çdo qytetar të Strugës që mbështet Mendi Qyrën!

27/10/2025
Maqedoni

Mickoski: Të dielën të dalim masivisht në zgjedhje, qëndrimi në shtëpi është opsioni më i keq

27/10/2025
Next Post

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

KSHZ sot shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat

28/10/2025

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 17-vjeçari

28/10/2025

Izet Mexhiti: “Saraji dëshmoi se bashkimi sjell fitore të mëdha!”

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk