Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Mënyrat e duhura për të larguar stresin

24/12/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluara është menaxhimi i stresit.

Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon një ushtri hormonesh të cilat e rrisin përkohësisht tensionin e gjakut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo e shtyn zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut afatgjatë, stresi nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkolit dhe prish cilësinë e gjumit.

Të treja këto shkaktojnë tension të lartë të gjakut.

Nëse e gjeni veten në situata të përsëritura stresuese, AgroWeb.org ju rekomandon të ndiqni këto mënyra për të zbutur stresin.

Stresi, Si Ta Largoni Nëpërmjet Këtyre 7 Teknikave
Flini Gjumë Mjaftueshëm
Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik.

Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

Aplikoni Teknika Qetësuese
Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

Ruani Marrëdhëniet Shoqërore
Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Përpiquni Të Qëndroni Larg Konflikteve
Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve.

Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje.

Mundësisht qëndrojini larg.

Kujdesuni Për Veten
Lufta kundër stresit nis nga vetja.

Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë.

Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Kërkoni Ndihmë
Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët.

Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek.

Përveç këtyre hapave, AgroWeb.org ju rekomandon të zbatoni një stil jetese të shëndetshme.

Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik.

Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrnave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut./AgroWeb.org

Previous Post

Kryetarët e Haraçinës dhe Likovës i reagojnë Limanit: Kushtëzimi i çerdheve me kërkim falje,abuzim flagrant me detyrën zyrtare

Next Post

ASH:Pushteti aktual inkurajoi elementet antishqiptare, falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Related Posts

Shëndet & Style

Studimi: Kjo lloj pije e njohur ndikon në fillimin e depresionit

13/10/2025
Shëndet & Style

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Shëndet & Style

‘Luftoni’ aneminë dhe lodhjen me gështenja, të gjitha vetitë dhe përfitimet e frutit të vjeshtës

10/10/2025
Shëndet & Style

​Miti popullor se pak verë është e mirë për shëndetin tuaj u rrëzua

09/10/2025
Botë

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Next Post

ASH:Pushteti aktual inkurajoi elementet antishqiptare, falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk