Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Memorandum bashkëpunimi mes MF-së dhe FSHIIK-ut – Bashkëpunim në disa fusha për veprim dhe zhvillim të përbashkët

19/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave dhe Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) po përforcojnë bashkëpunimin e tyre duke nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit. Sot, u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe dekani i FSHIIK-ut, prof. dr. Petre Lemeski.

Siç theksuan nënshkruesit e marrëveshjes, Memorandumi i bashkëpunimit do t’i inkurajojë dhe afirmojë fushat me interes të përbashkët, do ta mundësojë shkëmbimin e përvojave profesionale dhe njëkohësisht me të, do kontribuohet drejt zhvillimit të politikave publike përmes zgjidhjeve dixhitale dhe inovative.

“Ministria e Financave dhe FSHIIK-u, të udhëhequr nga misioni dhe qëllimet e tyre, përmes këtij memorandumi hapin mundësinë për veprim dhe bashkëpunim të përbashkët në spektër të gjerë aktivitetesh që janë me interes të ndërsjellë”, deklaroi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Memorandumi parashikon bashkëpunim në drejtim të kryerjes së hulumtimeve dhe analizave, përgatitjes, pjesëmarrjes dhe zbatimit të projekteve, aktiviteteve që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm përmes trajnimeve, konferencave, seminareve etj., mbështetjes për procesin e dixhitalizimit të Ministrisë së Financave, bashkëpunimit më të ngushtë të Sektorit të Akademisë së Financave Publike, në kuadër të MF-së me FSHIIK-un, angazhimit të ekspertëve nga MF-ja në procesin mësimor të fakultetit në fjalë, trajnimeve shtesë, përmirësimit dhe zhvillimit të aftësive të të punësuarve në Ministrinë e Financave, si dhe formave të tjera të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.

Ky bashkëpunim është pjesë e angazhimit më të gjerë të Ministrisë së Financave për krijimin e partneriteteve me komunitetin akademik. Ministria më parë ka lidhur Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, me qëllim të avancimit të shkëmbimit profesional dhe forcimit të kapaciteteve në fushat me interes të përbashkët.

Previous Post

Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që morri 23 jetë

Next Post

Tragjedia në Viti, babai i viktimës: I dyshuari i goditi me qëllim me veturë, unë i kam parë

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post

Tragjedia në Viti, babai i viktimës: I dyshuari i goditi me qëllim me veturë, unë i kam parë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk