Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Meksika i dorëzon SHBA-së 29 bosë droge pas kërcënimeve të Trump për tarifat

28/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës.

Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve.

Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve të drogës. Vendimi vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj gjitha mallrave meksikane, që siç tha ai të enjten do të hyjnë në fuqi më 4 mars.

Ky është ekstradimi më i pazakontë dhe më i madh ndër vite ndërmarrë nga Meksika.

Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi, në një deklaratë me shkrim, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin marrë në dorëzim 29 figura të botës së krimit.

Të paktën dy prej tyre – përfshirë Rafael Caro Quinteron, i cili dyshohet si një nga përgjegjësit për vrasjen e një agjenti amerikan kundër narkotikëve në vitin 1985 – do të dalë të premten para gjykatës federale në Bruklin, sipas një personi në dijeni të çështjes.

Po kështu u dorëzuan emra të tjerë të trafikut të drogës, si Antonio Oseguera Cervantes – vëllai i bosit më të kërkuar të drogës në Meksikë, Nemesio Oseguera Cervantes, i cili drejton kartelin më të fuqishëm ‘Jalisco Neë Generation’.

Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për çdo informacion që çonte në arrestimin e Nemesios, i njohur si “El Mencho”.

Autoritetet amerikane thonë se ‘Jalisco Neë Generation’ është një nga dy bandat kryesore meksikane të drogës, së bashku me kartelin famëkeq ‘Sinaloa’, përgjegjës për futjen e fentanilit në SHBA gjatë viteve të fundit.

Një figurë e rangut të lartë në krahun e kartelit ‘Sinaloa’ të udhëhequr nga djemtë e Joaquin “El Chapos” Guzman Loera, Jose Angel “El Guerito” Canobbio, ishte gjithashtu në mesin e atyre që u dorëzuan nga autoritetet meksikane.

Ekstradimi masiv shënon një përshkallëzim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Mes viteve 2019 dhe 2023, Meksika i ka dorëzuar SHBA-ve mesatarisht rreth 65 të dyshuar për krime në vit, sipas të dhënave të siguruara nga një zyrtar amerikan./ VOA

Previous Post

Fetahu: Ramazani, mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

Next Post

Snopçe: rrugëtimi Europian nuk ka alternativë

Related Posts

Botë

Trump: Është e vërtetë që Zelensky mund t’i japë fund luftës tani

18/08/2025
Botë

Vritet në Belgjikë pronari shqiptar i një kafeneje nga qiramarrësi i tij

18/08/2025
Botë

Zelensky nga Uashingtoni: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes

18/08/2025
Botë

“Manalit”fabrika që po ushqen makinerinë e luftës së Rusisë

18/08/2025
Botë

Pak orë para takimit me Trump, Zelenksy akuzon Rusinë: Kreu sulme ‘demonstrative dhe cinike’ përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë

18/08/2025
Botë

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025
Next Post

Snopçe: rrugëtimi Europian nuk ka alternativë

ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

18/08/2025

Veteranët e UÇK-së pyesin Ali Ahmetin: Cili nga fëmijët e dëshmorëve vozitet me Porche si djali yt?

18/08/2025

Arkitekti me renome botërore Bajram Vardar do të përpilojë Master Planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit, njoftoi Izet Mexhiti

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk