Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mehmet Gega u nderua në Shkup, rrugë me emrin e atdhetarit në Çair dhe Akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e tij

23/12/2023
Mehmet Gega u nderua në Shkup, rrugë me emrin e atdhetarit në Çair dhe Akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e tij
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Komunën e Çairit u inaugurua rruga me emrin Mehmet Gega, prijësit të demonstratave të Tetovës të vitit 1968.

Në praninë e vajzës së atdhetarit Mehmet Gega, Valdetës dhe shumë familjarëve të tjerë, miqve e dashamirëve, historianëve, por edhe në praninë e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, të kryetarit të parë të Shkupit të Vjetër dhe kryetar aktual i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, të kryetarit të Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, rruga “August Cezarec” e Çairit u riemërua në “Mehmet Gega” dhe sot e tutje rezistenca kombëtare shqiptare do të kujtohet çdo ditë, ndërsa mijëra qytetarë të Shkupit do ta mbajnë këtë emër nëpër dokumentet personale.

Nga ana tjetër sot u realizua edhe Akademia përkujtimore “Mehmet Gega” pikërisht në ditën kur po shënohet 55 vjetori i Demonstratave të Tetovës të vitit 1968.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu u shpreh se me vendosjen e emrit Mehmet Gega në një nga rruët e Çairit dhe me Akademinë, ne sot përkujtojmë një nga veprimtarët më të shquar të këtij nënqielli, njeriun i cili vuajti shumë, por i cili asnjëherë nuk u dorëzua, duke qëndruar stoik përpara shumë sfidave, të cilat i kishte imponuar sistemi komunist.

“Pikërisht historia na tregon se jo vetëm qëndresa, por edhe këmbëngulja e tij i kishin rrënjët thellë në periudhat më të lavdishme, e sidomos në idealet e rilindësve. Është e qartë se Mehmet Gega gjatë gjithë jetës së tij ishte ushqyer me këto ideale dhe me bëmat e Skënderbeut, Lidhjes së Prizrenit, por edhe me shumë ngjarje tjera të ndritshme. Të sakrifikosh jetën për liri e drejtësi është një akt sublim. Heroi ynë kurrë nuk u pajtua që populli i tij të ndjehet i nënshtruar dhe me të drejta të kufizuar. Ndaj dhe, siç dihet, në vitin 1968 u priu demonstratave të njohura të Tetovës, që çuan në këmbë tërë aparatin shtetëror komunist jugosllav”, tha Ganiu.

Nga ana tjetër kryetari i parë i Shkupit të Vjetër dhe kryetar aktual i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, vuri në dukje se emri i Mehmet Gegës është një nga mbi 100 emrat e rinj që ua vendosëm rrugëve të Shkupit. “Baca Mahmet nga sot do të jetë pranë mikut të tij të dikurshëm Adem Demaçi, me frymëzimin Ismail Qemalin, me Luigj Gurakuqin, me Ukshin Hotin, Ibrahim Rugovën, me Mbretëreshën Teutë dhe në Shkupin Dardan”, tha mes tjerash Mexhiti.


Historiani nga Tetova, Isak Sherifi ndërkaq pasqyroi në aspektin historik veprimtarinë e Mehmet Gegës, i cili për çështjen kombëtare qëndroi prapa grilave 14 vite të plota.

Valdeta Gega, e bija e Mehmet Gegës ndërkaq rrëfeu se si babai i saj e edukoi në një frymë të paparë kombëtare me një vizion sikur të tijin.

Previous Post

Në këtë link mund ta shikoni meçin Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker

Next Post

16-vjeçari vret babanë!

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!

16/09/2025
Next Post
16-vjeçari vret babanë!

16-vjeçari vret babanë!

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk