Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mediat maqedonase: Ahmeti dhe Levica bashkë në garën për Strugën!

16/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gara për komunën e Strugës po hyn në fazën vendimtare. Përveç kandidatëve tashmë të konfirmuar, i pavaruri Mendi Qyra i mbështetur nga VLEN dhe Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), në skenë është futur edhe një emër kontravers: sekretarja e përgjithshme e Levicës, Jovana Mojsovska. Kandidatura e saj, e cilësuar nga opinioni si “befasi”, ka hapur dyshime serioze për prapavijat e saj politike.

Sipas mediave maqedonase, pas këtij plani qëndrojnë lideri i Levicës Dimitar Apasiev, vetë Mojsovska, si dhe Krenar Lloga, i përshkruar si i dërguar i Ali Ahmetit. Në bashkëpunim me Ziadin Selën, ata po tentojnë që Mojsovska të mobilizojë votat maqedonase me moton “Struga përsëri e jona”, për të siguruar balotazhin dhe për të ndaluar një fitore të pastër të kandidatit të mbështetur nga VLEN që në raundin e parë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje televizive, ka reaguar ashpër ndaj këtij skenari:

“Ky është edhe një tentim tjetër për t’i hedhur jelek shpëtimi Ali Ahmetit dhe BDI-së. Nëse realisht duan të garojnë për fitore, pse nuk paraqiten në Veles apo Shtip, ku kanë gjasa reale? Pse pikërisht në Tetovë, Gostivar e Strugë, ku nuk kanë as shanse teorike? Qëllimi është i qartë, të përçahen votat anti-BDI dhe t’i sigurohet mbijetesa BDI-së”, ka deklaruar Mickoski.4news.mk

Previous Post

Mickoski nesër për vizitë në Kumanovë

Next Post

Mexhiti: Me vendim të Qeverisë, Universitetit ‘Nënë Tereza’ i jepen në pronësi 31,434 m² tokë shtetërore-hapet rruga për kampusin e ri

Related Posts

Maqedoni

Kasami takim me kandidatet për këshilltarë në Tetovë: Me rini të shëndoshë, sukseset janë të sigurta

16/09/2025
Maqedoni

Kostovski: Atë që BDI nuk e bëri për 20 vjet në Luboten, ne e realizuam për vetëm 4 vite (FOTO)

16/09/2025
Aktuale

Murtezani në KÇP në Bruksel: “Mekanizmi për sundimin e ligjit paraqet pasqyrë të ndërgjegjes sonë demokratike”

16/09/2025
Maqedoni

Mickoski paralajmëron: Ata që ndezin zjarre qëllimisht do të konsiderohen terroristë!

16/09/2025
Next Post

Mexhiti: Me vendim të Qeverisë, Universitetit ‘Nënë Tereza’ i jepen në pronësi 31,434 m² tokë shtetërore-hapet rruga për kampusin e ri

Kasami takim me kandidatet për këshilltarë në Tetovë: Me rini të shëndoshë, sukseset janë të sigurta

16/09/2025

Kostovski: Atë që BDI nuk e bëri për 20 vjet në Luboten, ne e realizuam për vetëm 4 vite (FOTO)

16/09/2025

Mexhiti: Me vendim të Qeverisë, Universitetit ‘Nënë Tereza’ i jepen në pronësi 31,434 m² tokë shtetërore-hapet rruga për kampusin e ri

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk