Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Mediat e huaja: Shqipëria, partneri kyç i SHBA në Ballkan!

16/02/2024
Mediat e huaja: Shqipëria, partneri kyç i SHBA në Ballkan!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vizitë që synoi riafirmimin e marrëdhënieve me një partner kyç në rajon dhe garantimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për mbështetjen e plotë të Washingtonit në rrugën e tyre drejt integrimit europian: kështu po përshkruhet në media të huaja ndalesa e sekretarit amerikan në Shqipëri, një pjesë e të cilave e shohin edhe si tentativë për të forcuar rolin kritik të vendit tonë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar në rajon prej dekadash të tëra.

“Kjo është një vizitë që do të përqendrohet në të ardhmen, të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor,” deklaronte zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet e Euroazisë, Yuri Kim në një konferencë të Departamentit të Shtetit në prag të rrugëtimit të Blinkenit fillmisht në vendin tonë, e më pas në Gjermani.

Një diplomat i lartë me njohuri eksperte për rajonin tha për Fox News Digital se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, cka sipas tij, shpjegon edhe grumbullimet e aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën. Ka qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për Ballkanin Perëndimor dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë në prag shpërthimi.

Shtetet e Bashkuara, kujton media e njohur amerikane, krijuan një seli operative në Shqipëri në vitin 2022 si një bazë vendase për operacionet në Ballkan dhe mund të ndihmojnë Shqipërinë dhe aleatët e tjerë në rajon kundër ndikimit dhe dezinformimit rus. Rusia ka qenë veçanërisht aktive edhe në Mal të Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’iu afruar Europës.

Previous Post

Vdes në burg Alexei Navalny, kundërshtari i fortë i Putinit

Next Post

Konfiskohen 732 monedha nga dy euro false në Fushë Kosovë

Related Posts

Shëndet & Style

Grida Dumës i ndodh e papritura, i dashuri i saj e turpëron ‘live’ në emision

06/09/2025
Shqipëri

E rëndë në Durrës, 18 vjeçarja italiane përdhunohet në shezlongët përballë hotelit, turistja ka dëmtime në trup

06/09/2025
Showbiz

Këta janë banorët e BBVA?

05/09/2025
Shqipëri

Rama: Samitin e NATO-s në Tiranë do ta mbrojmë me dronë “Made in Albania”

04/09/2025
Shqipëri

Vrasje me armë zjarri në mes të Shkodrës, autorët ikën me motomjet

04/09/2025
Rajon

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë shtetasi serb, po tentonte të hynte në Shqipëri

02/09/2025
Next Post
Konfiskohen 732 monedha nga dy euro false në Fushë Kosovë

Konfiskohen 732 monedha nga dy euro false në Fushë Kosovë

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

06/09/2025

Izraeli shkatërron një tjetër ndërtesë të lartë teksa ofensiva në qytetin e Gazës

06/09/2025

U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, burri lirohet nga burgu pas 27 vitesh

06/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk