Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Me kërkesë të Besar Durmishit, nipi i Ali Ahmetit shkarkohet nga pozita në Bruksel

27/07/2024
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nipi i Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, është shkarkuar nga posti i sekretarit të parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Vendimin e morri ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, pas kërkesës nga ana e Ministrit të Ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi.

Ai duhet ta lëshojë pozicionin e tij prej 1 shtatorit, 2 vite përpara përfundimit të marrëveshjes.

“Ju informojmë se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dje solli vendim, me çka, Besian Ahmetit i përfundon mandati si sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bruksel”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Besian Ahmeti që është nipi i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, është i dyshuar për rastin me keqpërdorimin e koncesionit për burime minerale. Por, nga ministria e ekonomisë dhe punës thonë se kërkesa për shkarkimin e tij, vjen pasi Ahmeti nuk kishte pasur rezultat në punën për të cilën ishte ngarkuar.

“Konsideruam se nuk ka rezultate të arritura në fushën e tërheqjes së investimeve, prandaj kërkuam rikthimin e tij në vendin e punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Lidhur me çështjet e koncesionit dhe kallëzimit penal, do të veprojnë organet e prokurorisë, për të cilat tashmë janë ngritur kallëzime penale”, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë.

Besian Ahmeti është i punësuar në ministrinë e ekonomisë dhe punës, dhe me vendim të Ministrisë së Jashtme më 26 prill 2023 është dërguar për punë në ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, për një periudhë prej 3 vitesh, duke filluar nga 1 maji i vitit 2023.

Besian Ahmeti është vëllai i Drin Ahmetit, dhe që të dy janë të dyshuar për keqpërdorim të koncesionit për burimet minerale. Dëmi i keqpërdorimit është mbi 1,6 milion denarë, apo rreth 27 mijë euro. Bëhet fjalë për koncesion që e ka fituar kompania “Everest JD” në të cilën diplomati aktual në Bruksel, Besian Ahmeti ka qenë drejtor deri në vitin 2017, kur vëllai i tij Drin Ahmeti e ka marrë funksionin dhe ka vazhduar ta shfrytëzojë koncesionin.

Policia ka njoftuar se përveç këtyre lëshimeve, në vend që të merr ndalesë, kompania Everest ka konkuruar dhe ka fituar dy tenderë me vlerë totale rreth 8,6 milion denarësh, apo rreth 140 mijë euro.

Previous Post

Disa ambasadorë thirren për bisedë konsultative në MPJ

Next Post

Capital T rrëzohet në mes të skenës

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Capital T rrëzohet në mes të skenës

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk