Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Me kamionët serbë vijnë armë”, Konjufca: Prandaj nuk i heqim masat ndaj produkteve serbe

02/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk do të tregohet naive për heqjen e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe pasi kjo mund të cenojë sigurinë e vendit. Kjo masë që u vendos pas rrëmbimit të tre policëve Kosovë vitin e kaluar, po insistohet që të largohet nga Gjermania për të rikthyer funksionimin e CEFTA-s ndërsa si shpërblim Kosova do ta përfaqësojë vetveten në këtë organizatë dhe jo përmes UNMIK-ut, ndërsa si pasojë është paralajmëruar përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit.

“Ne edhe dëshirojmë që të mos jemi pengues të funksionimit të CEFTA-s por në të njëjtën kohë të mos jemi aq naiv sa të na ndodhë të hyjë ndonjë gjë në Kosovë për të cilën ne nuk kemi kontroll e pastaj na kthehet boomerang në kuptimin e sigurisë”, tha kreu i Kuvendit të Kosovës.

Konjufca tha se frika e Kosovës është që mos hyjnë armë bashkë me kamionët serbë, ndërsa përmendi ardhjen e skanerëve të premtuar nga disa vende perëndimore, si mundësi që kjo masë të hiqet.

“Jam shumë optimist që qeveria do ta gjejë një gjuhë të përbashkët me organizatorët e këtyre nismave rajonale sepse interes i Kosovës është që të vazhdojë të jemi pjesë e tyre”, tha ai për A2.

Gjatë së martës, nga Lëvizja Vetëvendosje u larguan edhe dy deputetë dhe Konjufca pranoi se puna e Kuvendit tashmë është vështirësuar pasi mazhoranca nuk i ka numrat për kuroum dhe kalim të projektligjeve. Ai ftoi opozitën që të dakordohen për agjendën dhe Kuvendi t’i rikthehet funksionimi normal.

“Për të mbajtur seanca çdo javë nevojitet le të themi negociata çdo javë me opozitën çfarë mund të kalojë, edhe nga ana e tyre në Kuvend, e kam fjalën për projektligjet, së paku për disa çështje duhet të kishim konsensus që t’i kalonim, për shembull marrëveshjet ndërkombëtare”.

Konjufca la të për të kuptuar se mund të mos thërrasë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit e as ndonjë seancë pa pasur një dakordim edhe me opozitën.

Previous Post

Kurti kërkon mbështetjen e Austrisëm për anëtarësim në organizata

Next Post

Edhe pas 20 orësh, ende ka tym në ndërtesën në Çair

Related Posts

Kosovë

Bislimi pas takimit në Bruskel: Serbia është tërhequr nga marrëveshja, kërkon Zajednicën të parën

11/09/2025
Kosovë

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025
Kosovë

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025
Kosovë

Gucati e Syla në Strasburg, i paraqesin eurodeputetit Mandl shqetësimet për Specialen

10/09/2025
Kosovë

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025
Aktuale

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

07/09/2025
Next Post

Edhe pas 20 orësh, ende ka tym në ndërtesën në Çair

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

11/09/2025

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk