Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Me armë në krahë, protestuesit në Jemen djegin flamujt e Izraelit dhe SHBA: Amerika është djalli

12/01/2024
Me armë në krahë, protestuesit në Jemen djegin flamujt e Izraelit dhe SHBA: Amerika është djalli
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Amerika është djalli!” Kjo është thirrja që ka shoqëruar protestat masive në sheshet e qyteteve kryesore të Jemenit dhe Iranit, këtë të premte, vetëm pak orë pasi në një sulm të koordinuar SHBA dhe Britania e Madhe goditën bazat e rebelëve Houthi.

Qindra-mijëra protestues shihen teksa marshojnë, ndërsa videot tregojnë dhe grupe të tyre që shkelin dhe i vënë flakën flamujve izraelitë e atyre amerikanë, në një kohë kur frika është rritur për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Jemenasit që pushtuan rrugët ngritën edhe armët në ajër ndërsa udhëheqësi i rebelëve Houthi, Mohammen Ali al-Houthi i tha turmës në qytetin Sanna se sulmet ishin ‘terrorizëm’ dhe “Perëndimi është djalli”.

“Ne nuk sulmuam brigjet e Amerikës, nuk lëvizëm në ishujt amerikanë, as nuk i sulmuam. Sulmet tuaja ndaj vendit tonë janë terrorizëm. Ata janë terroristë dhe janë të mahnitshëm në gënjeshtra ndaj njerëzve të botës, por vetëdija e popullit jemenas është tjetër. A mendoni ju Jemenas se Amerika po mbron veten apo është terroriste?”, tha Al-Houthi ndërsa ngriti një armë kallashnikov në ajër.

Massive protest in Yemen after Biden and the Brits conducted air strikes. pic.twitter.com/7dmJ9SeXGV

— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) January 12, 2024

Previous Post

Trajneri i Inter Miamit: Do gjejmë një skemë që loja të përqendrohet te Messi 2024/01/12 at 5:57 PMnë Sport, Te FunditKohë leximi: 1 min A A Trajneri i Inter Miamit: Do gjejmë një skemë që loja të përqendrohet te Messi Klubet e MLS-së do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri në janar dhe trajneri i Miami, Tata Martino, pranoi se sfida e tij më e madhe do të jetë gjetja e një sistemi në të cilin Messi do të shkëlqejë. “Duhet të gjejmë një sistem me shumë versione në të cilin Leo mund të japë maksimumin e tij. Sezonin e kaluar ka pasur ndeshje ku nuk mund të befasonim më kundërshtarin. Rrjedha e topit dhe lëvizja jonë ishte shumë e ngadaltë dhe përfundimisht kundërshtarët tanë e prisnin dhe e neutralizonin atë”, tha Martino. Argjentinasi foli edhe për mënyrën sesi duhet të mbajnë të fshehtë taktikat, për mos u zbuluar nga rivalët. “Pyetja e rëndësishme është se si të ndërtojmë një ekip dhe të gjejmë një version më të mirë përmes të gjithë lojtarëve të tjerë. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, sepse gjetja e një versioni më të mirë nuk është e lehtë. Fokusi ynë duhet të jetë se si do ta mbështesim Messin dhe si ne do ta kërkojmë në fushë. Nuk duhet t’ia bëjmë shumë të qartë kundërshtarit se si duam ta bëjmë. Konkretisht me Leon”, tha trajneri. Messi shënoi 11 gola në 14 paraqitje në sezonin e tij të parë në MLS. Te Inter Miami u kujdesën që Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez të jenë bashklojtarë të Messit, duke krijuar një mini-Barcelonë në Florida.

Next Post

Sulmohet një grua në aeroportin ndërkombëtar në Shkup

Related Posts

Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Botë

Mijëra kërkesa për biberonët për të rritur, trendi i ri në Kinë përhapet me shpejtësi, por çfarë thonë ekspertët

23/08/2025
Next Post
Sulmohet një grua në aeroportin ndërkombëtar në Shkup

Sulmohet një grua në aeroportin ndërkombëtar në Shkup

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk