Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Më 19 nëntor fillon gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan

16/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 19 nëntor do të fillojë gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan, njoftuan sot nga Gjykata Penale e Shkupit, pasi aktakuza për këtë rast u miratua në tërësi në fillim të këtij muaji, ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska. Gjykimi do të mbahet në sallën e re të Gjykatës në Idrizovë, ndërsa nga Gjykata Penale u përmendën edhe disa data të tjera për mbajtjen e seancave të para për një nga tragjeditë më të mëdha në vend.

“Seanca kryesore për çështjen lidhur me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan është caktuar për më 19 nëntor 2025, me fillim në orën 09:30, në sallën e gjykatës në INP Idrizovë. Për më tepër, për të siguruar procedim efikas dhe ekonomik, janë caktuar disa data shtesë për seancat kryesore: 25.11.2025, 26.11.2025, 02.12.2025, 04.12.2025, 10.12.2025 dhe 11.12.2025”, thonë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Nga Gjykata Penale shtojnë se ftesat për palët e përfshira tashmë po dorëzohen. Pas kësaj, prindërit e të ndjerëve nga tragjedia në Koçan njoftuan se do t’i ndalin bllokadat e përditshme, ndërsa protestat do të vazhdojnë çdo të shtunë. Ata thonë se presin gjykim të drejtë.

“Presim proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm, ku çdo person që ka përgjegjësi do ta mbajë atë. Dhimbja jonë është e përjetshme, por beteja jonë është për të gjitha gjeneratat e ardhshme – që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më. Ky është gjykim për njerëzillëkun, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë”, thanë prindërit e të ndjerëve në zjarrin e “Puls”.

Për zjarrin në “Puls”, ku humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u lënduan, është ngritur aktakuzë kundër gjithsej 37 personave fizikë dhe 3 personave juridikë. I pari i akuzuar është pronari i diskotekës që funksiononte pa licencë, djali i tij, ndërsa aktakuza përfshin edhe ish-ministra të ekonomisë, ish-drejtues të Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe persona nga sigurimi i diskotekës. Paralelisht, po zhvillohet edhe hetim ndaj punonjësve policorë, por ky rast po ndiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe aktakuza ende nuk është përfunduar. /Alsat.mk

Previous Post

Prej nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Next Post

Besim Koka: Izet Mexhiti tashmë është kryetar i Çairit

Related Posts

Maqedoni

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025
Aktuale

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Rrini të qetë, Çairi është në duar të sigurta- Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin

16/10/2025
Maqedoni

Bakiu nga Çairi: Ata s’kanë hallin e qytetarëve, por frikën e humbjes!

16/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Fitorja jonë ka të bëjë me nderin e Çairit, nuk jam në garë me Bujarin por me Ali Ahmetin e Zajazit

16/10/2025
Next Post

Besim Koka: Izet Mexhiti tashmë është kryetar i Çairit

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk