Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mbrojtja nga zjarret, 80 përqind e lokaleve duhet të mbyllen

23/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rregullorja për mbrojtje nga zjarret është aq rigoroze, sa që Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski, vlerëson se nëse zbatohet ajo, 80 për qind e objekteve duhet të mbyllen. Ai nënvizoi se nëse gjithçka do të ndërtohej në përputhje me ligjet, rregulloret dhe standardet në fushën e ndërtimtarisë, e veçanërisht në pjesën e mbrojtjes nga zjarret, nuk do të ndodhin tragjeditë. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se në Maqedoninë e Veriut nuk ndërtohet sipas standardeve për shkak të “shoqatave kriminale” të cilat përfitimin financiar e vënë përpara cilësisë. Se kush bën pjesë në këto “shoqata kriminale”, Markovski thotë:

“Shumë, varësisht se për çfarë objekti bëhet fjalë. Shumë persona bëjnë pjesë, duke filluar nga njerëz shumë të afërt pranë krerëve të pushtetit, e deri te ato eshalonët më të ulëta të shërbimeve në institucionet shtetërore, në komuna dhe kështu me radhë. Secili e gjen vendin e vet në atë “shoqatë” dhe secili e ka një çmim të caktuar. Në këtë mënyrë kemi cilësi të dobët, objekte të rrezikshme që, kuptohet, jo gjithmonë, por kohë pas kohe, do të nxjerrin në pah atë se si është ndërtuar brenda, Gjithë ajo cilësi e dobët, gjithë ajo shkujdesje, gjithë ai improvizim dhe sigurisht gjithçka për të cilën është paguar ilegalisht, do të shkaktojë një zjarr kaq evident që mori jetë 59 të rinjsh”, tha Goran Markovski, Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Markovski thotë se standardet që Evropa i zbaton nga viti 2010, dhe janë zyrtare nëpër vendet e BE-së, ndërsa janë pranuar edhe nga vendet që nuk janë anëtare, tek ne assesi të pranohen.

“Disa pëlqejnë t’i përgjigjen pyetjes se ndërtimi po shkon mirë tani. Po, ndërtimi po ecën mirë tani, po ndërtohet më mirë se çfarë po ndërtohej para tërmetit në Shkup, por është larg të qenit i mirë dhe respektimi i standardeve dhe rregullave që duhet të respektohen në ditët e sotme. Jemi larg kësaj, kemi rezistencë ndaj pranimit të standardeve evropiane në projektim. Ne i shtyjmë me këmbëngulje dhe fatkeqësisht kjo është me kërkesë të inxhinierëve”, shtoi ai.

Markovski thotë se roli i inspektorëve të ndërtimit është që me inspektim real dhe në kohë të parandalojnë fatkeqësi të tilla. Ai tha se në vend ka numër të vogël të inspektorëve të ndërtimit, ndërsa nënvizoi se në mjedise të mëdha si Shkupi, ata mund të numërohen me gishta të njërës dorë./Alsat.mk

Previous Post

Kontrolle në të gjithë komunat, prioritet çerdhet dhe shkollat

Next Post

“Sulmet ruse, realitet i përditshëm”, Zelensky u kërkon aleatëve që të bëjnë presion ndaj Rusisë

Related Posts

Maqedoni

Dyshime për operacione të panevojshme, hetim i jashtëzakonshëm në shëndetësinë private!

20/08/2025
Maqedoni

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025
Botë

Polonia për rrëzimin e dronit ushtarak: Rusia po provokon sërish vendet e NATO-s

20/08/2025
Maqedoni

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025
Kosovë

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

20/08/2025
Next Post

“Sulmet ruse, realitet i përditshëm”, Zelensky u kërkon aleatëve që të bëjnë presion ndaj Rusisë

Modelja shijon pushimet, shfaq format perfekte

20/08/2025

Pse përfundoj lidhja serioze e Big Mames?

20/08/2025

Dyshime për operacione të panevojshme, hetim i jashtëzakonshëm në shëndetësinë private!

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk