Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burgim për posedim të pasaportës false

19/06/2023
“Mbreti i kriptovalutave” dënohet me 4 muaj burgim për posedim të pasaportës false
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij biznesor, Hon Chang Joon, janë dënuar secili nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Ata do të jenë në mbajtje, pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me aeroplan privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme.

Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, ndërsa përgjatë kërkimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Këon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.
Gjithçka ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 11 qershor në këtë shtet.

Para procesit zgjedhor, Abazoviq dhe kolegët e tij partiakë, kanë pasur dyshime se Lëvizja e Spajiqit mund të jetë financuar ilegalisht nga komuniteti që merret me kriptovaluta.

Më pas, për shkak të letrës së Do Këon-it, është organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Spajiç i ka hedhur poshtë dyshimet e Abazoviqit dhe e ka akuzuar atë për abuzim me institucione, si dhe ka deklaruar se nuk do të diskutojë me partinë e Abazoviqit për formim të koalicionit qeveritar.

Zyra e Prokurorit e ka marrë më pas në pyetje Do Kwon-in, për letrën në të cilën është përmendur Spajiç, mirëpo jugkoreani ka mohuar të ketë financuar ndonjë parti në Mal të Zi, përfshirë atë të Spajiçit./REL

Previous Post

Themelohet “Unioni i shoqatave bjeshkatare” në Shkup,Fari Rexhepi caktohet kryetar

Next Post

EVN Maqedoni hapi dyert për fëmijët e punonjësve

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Next Post
EVN Maqedoni hapi dyert për fëmijët e punonjësve

EVN Maqedoni hapi dyert për fëmijët e punonjësve

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk