Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Mbi 250 punonjës të Instituteve Shkencore kërkojnë rritje pagash në Maqedoni

30/05/2023
Mbi 250 punonjës të Instituteve Shkencore kërkojnë rritje pagash në Maqedoni
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Instituteve Shkencore sërish ka ngritur zërin për rritje pagash dhe ka parashtruar një sërë kërkesash në Ministrinë e Arsimit. Të revoltuar me statusin momental, sindikalistët kërkojnë nënshkrimin e një kontrate të re kolektive dhe zgjidhje sistematike për rritjen e pagave. Siç thonë ata, prej vitesh nuk ka punësime të reja në disa institute dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për projekte të reja kërkimore.

“Kontrata jonë kolektive është firmosur në vitin 2019. Prej atëherë nuk kemi asnjë rritje ndërkohë që kaluam edhe krizën e kovidit, shtrenjtimet që pasuan, prandaj ndjehemi të diskriminuar kundrejt institucioneve tjera. Kërkesën për K15 do e lëmë për një rast tjetër sepse e kemi të qartë se të gjitha ato mjete nuk mund të sigurohen menjëherë. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe për të cilën duhet ta di opinioni dhe ministri është se veprimtaria shkencore nuk mund të ekzistojë projekte shkencore hulumtuese”, tha Loreta Georgievska Jakovleva.

Sindikalistët thanë se në institute të caktuara nuk ka punësime të reja. Në Institutin e Folklorit prej vitesh nuk është punësuar asnjë studiues i ri dhe nuk ndahen mjete të mjaftueshme për projekte kërkimore-shkencore.

“Shteti angazhohet pak në fushën e shkencës, veçanërisht në zonën tonë ku janë vendosur institucionet publike shkencore. Le të kujtojmë këtu institucionet me interes jetik kombëtar si Instituti i Gjuhës Maqedonase, Instituti i Historisë Kombëtare, Instituti i Folklorit, Instituti i Letërsisë Maqedonase, Instituti Albanologjik. Shteti duhet të investojë që punonjësit shkencorë të japin maksimumin në kërkimin e tyre shkencor”, u shpreh Zoranço Malinov, Instituti i Folklorit.

Me këtë problematikë janë të prekur mbi 250 punonjës të Instituteve shkencore. Nga Ministria e Arsimit thanë se tashmë po shqyrtohen të gjitha kërkesat e sindikalistëve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët./Alsat/

Previous Post

Asfaltohet rruga “7 Korriku” në Lagjen Seravë në Komunën e Çairit

Next Post

Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Bujar Osmani mund të bëhët gjithçka, por jo kryetar i Çairit

09/09/2025
Maqedoni

Bekim Fazliu nga “Lëvizja Arbëria”: Izet Mexhiti po e kthen Shkupin në kryeqendër të politikës shqiptare

09/09/2025
Maqedoni

Murtezi: VLEN ndez zemrën e Çairit, entuziazmi popullor paralajmëron fitoren e Izet Mexhitit me 19 Tetor

09/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

09/09/2025
Next Post
Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Kurti: Policia dhe KFOR-i në veri janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk