Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Mbi 2 mijë e 700 mjekë japin dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, shkak kushtet e punës

29/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.

Ata janë të gatshëm që t’i tërheqin dorëheqjet nëse Qeveria përmbush disa kërkesa që kanë. Aty përfshihen kërkesa për pajisje të reja mjekësore dhe punësimi i stafit shtesë.

Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Siç duket, mënyra e vetme për të kryer gjithçka në sistemin sllovak të shëndetësisë është dorëheqja”, ka thënë udhëheqësi i sindikatës LOZ, Peter Visolajsky, para gazetarëve në Bratisllavë.

Paraardhësja e Shashkos, Zuzana Dolinkova ka dhënë dorëheqje në fillim të tetorit, duke thënë se Qeveria nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta mbështetur në forcim të sistemit shëndetësor.

Shtysa më e madhe për dorëheqjet masive, të cilat janë paralajmëruar që një kohë, ka qenë një program i shtrënguar, i bërë publik përgjatë verës nga Qeveria e udhëhequr prej kryeministrit të krahut të majtë, Robert Fico.

Programi parasheh tërheqjen e pjesshme të premtimit për rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Planet e Qeverisë për të shndërruar spitalet në shoqëri aksionare, kanë zemëruar ashpër sindikatat e mjekëve.

Përfaqësuesit e mjekëve shqetësohen se ky është një hap drejt “privatizimit servilosës” të spitaleve./REL

Previous Post

“Korridori 8”, Zekolli: Kemi arritur të shpronësojmë mbi 50% të parcelave

Next Post

Remzia dhe Nexhati publikojnë këngën e re

Related Posts

Botë

Kaos i ri në Francë, 800.000 njerëz pritet të dalin në rrugë

18/09/2025
Botë

​Sot shënohet Dita e Respektit

18/09/2025
Botë

Të shtëna me armë në Pensilvani, vriten 3 oficerë policie

18/09/2025
Botë

Aksident i katërfishtë në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

18/09/2025
Botë

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025
Botë

Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

17/09/2025
Next Post

Remzia dhe Nexhati publikojnë këngën e re

VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit

18/09/2025

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

18/09/2025

Kasami: Tetova do të jetë shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk