Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mbi 1700 persona e kanë kontrolluar Listën e Zgjedhësve

29/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon afati për shqyrtimin e listës zgjedhore për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale. Shqyrtimi i listës nënkupton nevojën për regjistrim, ndryshim apo fshirje nga lista zgjedhore. Interesi i qytetarëve nuk është i ulët. Deri tani listën zgjedhore e kanë kontrolluar gjithsej 1712 persona. Vërejtje ka në të dhënat personale, mungesë në listën zgjedhore por edhe nevojën për fshirjen nga lista.

“Deri më 28.08.2025, gjithsej 1712 qytetarë kanë kryer kontrolle të të dhënave të tyre në listën zgjedhore. Prej tyre, vetëm një ka dorëzuar kërkesë për regjistrim në listën zgjedhore, 19 persona kanë dorëzuar kërkesë për ndryshim të të dhënave personale në listën zgjedhore, dhe një qytetar ka kërkuar fshirjen nga lista”, thonë nga KSHZ.

Kontrolli i listës zgjedhore ka filluar më 23 gusht dhe do të zgjasë 20 ditë, përkatësisht deri më 11 shtator në mesnatë. Qytetarët për çdo plotësim, regjistrim apo ndryshim të të dhënave, mund ta dorëzojnë me shkrim në zyrat rajonale dhe në postën elektronike të KSHZ-së. Shqyrtimi i listës bëhet online përmes faqes së KSHZ-së, SEC.mk.

Aty tregohet saktë se kush në cilin vendvotim dhe në cilën shkollë duhet të votojë. Përpos online, qytetarët listën mund ta shqyrtojnë edhe nëpër pikat rajonale të KSHZ-së. Banorët e Çairit, Butelit, Shuto Orizares dhe Çuçer Sandevës, këtë mund ta bëjnë në pikën që gjendet afër stacionit policor në Butel. Pikat rajonale punojnë nga ora 08:00 deri në ora 20:00, përfshirë fundjavat dhe festat shtetërore./Alsat

Previous Post

KSHZ: Kanë filluar 13 procedura për kandidatë të pavarur për kryetarë komune

Next Post

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë në zyrë zarf me tre plumba

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë në zyrë zarf me tre plumba

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk