Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Mbi 1400 profesionistë finlandezë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovizion

11/01/2024
Mbi 1400 profesionistë finlandezë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovizion
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 1,400 profesionistë finlandez të industrisë muzikore kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar ndalimin e pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion, duke e akuzuar atë për “krime lufte” të dyshuara në Gaza.

Nëse Izraeli nuk përjashtohet nga konkursi, ata duan që transmetuesi publik Yle të tërheqë pjesëmarrjen e Finlandës nga konkursi. Yle thotë se po monitoron pozicionin e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), organizatori i festivalit. Muajin e kaluar, muzikantë islandezë i bënë kërkesa të ngjashme transmetuesit Rúv. Lukas Korpelainen, një nga autorët e peticionit, i tha gazetës Hufvudstadsbladet se nuk ishte e pranueshme që Izraeli “të merrte pjesë në Eurovision Song Contest për të lustruar imazhin e tij”.

Nënshkruesit përfshijnë artistët finlandezë Olavi Uusivirta, Paleface dhe Axel Ehnström, të cilët përfaqësonin vendin në konkursin e vitit 2011. Ata akuzojnë Yle për standarde të dyfishta, duke thënë se transmetuesi ishte ndër të parët që kërkoi ndalimin e Rusisë nga konkursi i vitit 2022, “dhe ne presim të njëjtën mbrojtje aktive të vlerave nga Yle edhe tani”.

Një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, përfaqësuesi i Yle Ville Vilén tha se sulmi i Moskës ishte “në kundërshtim me të gjitha vlerat që Yle dhe transmetuesit e tjerë evropianë përfaqësojnë”. EBU menjëherë më pas ndaloi Rusinë të marrë pjesë. Vilén tha se situata në Izrael dhe Gaza “nuk ishte krejt e njëjtë”. “Sado e frikshme që është, nuk është një luftë agresioni ndërshtetëror si midis Rusisë dhe Ukrainës,” i tha ai tabloidit finlandez Ilta-Sanomat muajin e kaluar. Shefi i komunikimit i Yle, Jere Nurminen tha për Hufvudstadsbladet se kompania po ndiqte situatën dhe po fliste me EBU dhe transmetues të tjerë publik. Yle gjithashtu ka në plan të takojë autorët e peticionit.

Previous Post

Alkaloid me investim të ri prej 3.8 milionë eurosh

Next Post

Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Related Posts

Showbiz

Çfarë po ndodh me Gjestin?

28/08/2025
Showbiz

Paralizohet në fytyrë ish-banori i BBVA, shokon me rrëfimin

28/08/2025
Showbiz

Paditet reperja e famshme

27/08/2025
Showbiz

Zjarr në restorantin e dasmave në pronësi këngëtarit të njohur shqiptar

27/08/2025
Showbiz

Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

26/08/2025
Showbiz

Me këtë veprim, Roberti konfirmon ndarjen me Anën

26/08/2025
Next Post
Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

VLEN:Badenteri nuk preket, hipokrizia e BDI-së po fundoset më 19 tetor!

28/08/2025

Ambasadorja Aggeler vizitoi punimet në Korridorin 8

28/08/2025

Mexhiti: Bit Pazari është krenari ekonomike dhe kulturore e Çairit!

28/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk