Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grumbujt e mbeturinave në lokacione të caktuara në Shkup po shqetësojnë me të madhe qytetarët. Ato ankohen për kundërmim të erës së keqe dhe përhapjes së ndonjë infeksioni. Gjendja më alarmante paraqitet në një rrugë të lagjes Tophanë ku mbeturinat tashmë kishin arritur pranë dyerve të shtëpive. Derisa ekipi i Alsat filmoi në këtë rrugë një grua u ankuA për probleme shëndetësore tashmë disa ditë.

“Prej të martës vazhdojë me terapi, me infuzione. Ke ndonjë infeksion ose diçka tjetër? Virus, virus prej kësaj, virus çfarë të bëj. Si e kaloni, si dilni nga kjo rrugë? Me maskë ose shall, nuk dal pa të”, tha një qytetar.

“Kjo duhej të ishte pastruar deri më tani, por kush ta bëj. Ata shohin vetëm të votojmë dhe jo për mbeturinat. Ka shtëpi aty. Kaloni çdo ditë mbi mbeturina? Për çdo ditë është kështu. Nuk e di si ta them, këtu jemi lënë si në shkretëtirë dhe jo një mëhallë rome”, u shpreh një qytetar tjetër.

Për gjendjen e krijuar qytetarët fajësojnë institucionet përkatëse që, sipas tyre, tashmë me muaj kanë shpërfillur gjendjen me mbeturinat duke hedh fajin nga një institucion në tjetër. Një pjesë e qytetarëve thonë se përpiqen që mbeturina të hedhin sa më pak me qëllim shmangien e kontaktit me mbetjet komunale.

“Këto janë mbeturina biologjike, sëmundje. Bëj kujdes, nga ajo që bëj kujdes tashmë kam mbledhur tre qese najloni me mbeturina në ballkon, sot I hodha, nuk mund ti ruaj më shumë, kjo është ajo që bëj kujdes, po pres ti zbrazin por assesi”, tha një qytetare.

“Asnjëherë nuk e kanë pastruar, kjo është nuk e di si ta them”, theksoi një qytetar.

Mbeturinat e pa pastruara rrugëve të Shkupit për disa javë janë shndërruar në kënde ushqimi për qentë dhe macet e madje fole për shumimin e brejtësve. Mjekët epidemiolog dhe mikrobiolog thonë se minjtë janë bartës të njohur të sëmundjeve të rënda infektive të cilat transmetohen përmes urinës, jashtëqitjes, pështymës dhe pleshtave të brejtësve. Nga Qendra e Shëndetit Publik rekomandojnë që në këtë periudhë të ndalohet kontakti i fëmijëve me kafshët që nuk janë shtëpiake me qëllim parandalimin e bartjes së ndonjë infeksioni të caktuar./ Alsat.mk

Previous Post

Jo vetëm Barcelona, edhe Bayerni i Mynihut vë në shënjestër Fisnik Asllanin

Next Post

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Shqipëri

Tronditet Shqipëria: Tri vrasje për një ditë

28/10/2025
Botë

Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

28/10/2025
Botë

SHBA nuk ndal sulmet, goditen 14 anije të ngarkuara me lëndë narkotike

28/10/2025
Botë

Prodhuesi gjerman do të ndërtojë një fabrikë të municioneve në Bullgari

28/10/2025
Botë

Netanyahu urdhëron sulme në Gaza

28/10/2025
Next Post

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

Ndeshjet e mbrëmjes së Serie A në orën 20:00? Hidhet ideja e eksperimentimit që në këtë sezon

28/10/2025

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025

Tronditet Shqipëria: Tri vrasje për një ditë

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk