Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mbeturinat në Komunën e Çairit mblidhen pa asnjë ndërprerje

26/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NP Higjiena Komunale-Shkup i përgënjeshtron shkrimet e publikuara në
media të caktuara që përmbajnë informacione krejtësisht të rreme lidhur
me aktivitetet e Ndërmarrjes në komunën e Çairit të Shkupit. Vërejmë se
në territorin e Komunës së Çairit, NP Higjiena Komunale Shkup çdo ditë i
mbledh dhe transporton mbeturinat komunale pa ndërprerje, në përputhje
me dinamikën e përcaktuar me Programin operativ për grumbullimin dhe
transportin e mbeturinave komunale nga zona e qytetit të Shkupit.
Fatkeqësisht, kohëve të fundit është vërejtur shpeshtësi e deponimit jo
të duhur të mbeturinave të mëdha dhe të përziera komunale në afërsi të
kontejnerëve të vendosur në këtë komunë të Shkupit, më së shpeshti kur
kontejnerët janë plotësisht të zbrazur dhe nuk ka pengesë që mbeturinat
të hidhen brenda kontejnerëve.
NP Higjiena Komunale Shkup gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar 22.194
metra kub mbeturina nga deponitë ilegale në territorin e qytetit të
Shkupit, shumica e të cilave janë larguar në komunën e Çairit. Gjatë
vitit 2024, Eco-Patrol i Kompanisë ka dorëzuar 334 raporte për personat
fizikë dhe juridikë që janë konstatuar se depozitojnë mbeturina në
mënyrë të paligjshme, prej të cilave 138 ishin në komunën e Çairit.
Pyesim se sa gjoba u janë shqiptuar shkelësve të Ligjit për Pastërti
Publike nga inspektorët komunalë të Komunës së Çairit?
Në fund, njoftojmë opinionin se më datë 18.04.2025, në rrugën “Xhon
Kenedi”, në afërsi të shkollës fillore “Vasil Glavinov”, janë djegur
plotësisht dhjetë kontejnerë plastikë me vëllim prej 1.1 metër kub.
Rasti është raportuar te organet më kompetente dhe autorët nuk janë
gjetur, ndërsa Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale Shkup ka ndërruar të
gjithë kontejnerët e djegur me kontejnerë krejt të rinj, me qëllim që të
mos prishet dinamika e deponimit dhe grumbullimit të mbeturinave
komunale në komunën e Çairit.

Previous Post

Rrufeja vret një person në Prilep

Next Post

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

Related Posts

Maqedoni

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: Tetova po rilind! Po bëjmë edhe projekte madhore të cilat nuk ishin bërë me dekada

13/10/2025
Maqedoni

Bashkim Ameti braktis AKI-në dhe i bashkohet VLEN-it!

13/10/2025
Maqedoni

Izeti e sfidon Bujarin për debat: Mos u frikëso. Guxo!

13/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Përmes fondeve evropiane sigurojmë buxhet historik për rikonstruksionin e fasadave në Çair

13/10/2025
Maqedoni

MSH: Po shpërndahen vaksinat kundër gripit sezonal

13/10/2025
Next Post

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk