Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MASH:Thirrje për diskutim publik mbi Konceptin për reformat në arsimin e mesëm gjimnaz

16/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit informojnë se është hartuar draft Koncepti për reformat në arsimin e mesëm gjimnaz dhe ftojnë të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe palët e interesuara me mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre të përfshihen në diskutim publik për të miratuar versionin më të mirë.

Koncepti i reformave në arsimin e mesëm gjimnaz është përgatitur për të ofruar një sistem arsimor bashkëkohorë, gjithëpërfshirës dhe konkurrues. Dokumenti i propozuar ofron qasje bashkëkohore që synojnë përvetësimin e shkathtësive praktike, zhvillimin e të menduarit kritik, integrimin e teknologjive digjitale dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare arsimore, si dhe zgjedhjen më të madhe për nxënësit me qëllim që ata vetë të munden të modelojnë rrugën e tyre arsimore sipas interesave dhe synimeve të tyre në të ardhmen.

Mendimet dhe sugjerimet e të gjitha palëve të interesuara në procesin arsimor janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për krijimin e arsimi të mesëm gjimnaz i cili do t’i përgatisë nxënësit për sfidat bashkëkohore dhe do të sigurojë rezultate arsimore të krahasueshme ndërkombëtarisht.

Arsimi i mesëm gjimnaz në Maqedoni për më shumë se dy dekada, nuk i është nënshtruar reformave thelbësore gjë që e ka çuar atë në gjendje të pamjaftueshme përputhshmërie me nevojat moderne dhe standardet ndërkombëtare. Hulumtimet dëshmojnë se sikurse mësimdhënësit poashtu dhe nxënësit e njohin nevojën për ndryshim, veçanërisht në drejtim të modernizimit të programeve mësimore, mundësisë për të zgjedhur lëndë, për të përfshirë metoda moderne të të mësuarit dhe vlerësimit, si dhe për të avancuar aftësitë e rëndësishme për shekullin e 21-të.

Koncepti është i disponueshëm në ueb faqen zyrtare të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit.
Komentet Tuaja mund t’i dërgoni në javnarasprava@bro.gov.mk më së voni deri më 31.1.2025. Jemi të bindur se së bashku mund të krijojmë arsim të mesëm gjimnaz bashkëkohorë dhe cilësor në interesin më të mirë të brezave të ardhshëm.

Previous Post

Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Next Post

Mexhiti është takuar me Musa Xhaferin: Nuk kam hasmëri! Nuk ka diçka të jashtëzakonshme

Related Posts

Maqedoni

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025
Maqedoni

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Aktuale

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025
Maqedoni

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

10/09/2025
Maqedoni

Ash Taravari: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

10/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Projekt në vlerë mbi 6 milion denarë për ujë të pijshëm për banorët e Gazi Babës

10/09/2025
Next Post

Mexhiti është takuar me Musa Xhaferin: Nuk kam hasmëri! Nuk ka diçka të jashtëzakonshme

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025

Presidentja Osmani reagon: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk