Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MASH:Grupi ndërsektorial kujdeset për ritjen e sigurisë në shkolla

07/02/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është formuar grup ndërsektorial i cili do të kujdeset për ruajtjen e sigurisë në objektet e shkollave në nivelin e duhur, pasi që në mëngjesin e sotëm një pjesë e udhëheqësive të shkollave morën mesazhe për mjete shpërthyese të vendosura në objekte. Për këtë sot në pres konferencë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila tha se është e rëndësishme që shkollat të mbeten mjedis paqësor dhe harmonik në të cilin nxënësit individualisht do t’i përkushtohen përvetësimit të sa më shume njohurive dhe atyre njohurive më cilësore.

“Mbajtëm takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe me disa institucione të tjera të cilat janë përgjegjëse për sigurinë publike, përfaqësues të Ministrisë së Transformimit Dixhital dhe të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike. Së bashku do të veprojmë në periudhën e ardhshme dhe me përpjekje shtesë nga komunat, do të rrisim sigurinë në shkolla”, tha Janevska, duke shtuar se të gjitha raportimet e sotme janë të rreme, ndërsa pas kontrolleve të kryera, nxënësit janë kthyer në mësimdhënie.

“Falënderoj policinë dhe të gjitha shërbimet e tjera për ndërhyrjen e shpejtë dhe përkushtimin ndaj më të rinjve dhe njëkohësisht më vjen keq që dikush po luan me fëmijët tanë dhe po shqetëson publikun”. Ju kujtoj se shkollat duhet të vazhdojnë të raportojnë menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo denoncim për mjete shpërthyese dhe të ndjekin udhëzimet dhe protokollet të cilat do të merren nga personat ekspertë të Ministrisë. Natyrisht, është e rëndësishme që të kenë kujdes se kush dhe si hyn në objektet shkollore”, theksoi Janevska.

Ministrja Ju bëri thirrje mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë të shkollave që për komunikim të përdorin ekskluzivisht adresat elektronike zyrtare të krijuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndërsa rekomandimet për komunat janë që sipas mundësive të angazhojnë siguri fizike dhe të instalojnë mbikëqyrje video.

Previous Post

Taravari: Takim i rëndësishëm për bashkëpunimin në shëndetësi me përfaqësuesit amerikanë

Next Post

Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Gjykata e Apelit ndryshoi dënimin për Vasil Jovanovin

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk