Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MASH: Shpërndarja e librave shkollorë përfundon këto ditë, ditari elektronik funksionon pa probleme

04/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj konferencës për media të LSDM-së opozitare, nga ku, sipas ministrisë, me të njëjtat komunikata të vitit të kaluar, të kopjuara, po tentohet të zhvlerësohet diçka që tani është bërë mirë, por që ka qenë detyrë e tyre gjatë shtatë viteve të fundit. “Për fat të keq, katër ministra të tyre nuk arritën të sigurojnë libra të rinj, as të përmirësojnë ditarin elektronik me të cilin mësimdhënësit patën sfida të mëdha deri në këtë vit shkollor,” thekson MASH-i.

“Ju informojmë se ka libra për të gjithë nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit e shtypi të gjithë tirazhin e kërkuar nga shkollat, përmes aplikacionit elektronik të posaçëm për porositjen e sasisë së librave. Janë shtypur tekstet e miratuara më herët për të gjitha lëndët, librat e rinj për klasën e shtatë dhe për vitin e parë të gjimnazit, si dhe librat e rinj për gjuhët e huaja që mungonin prej shtatë vitesh. Pjesa më e madhe e tirazhit, mbi 90 për qind, tashmë është shpërndarë, ndërsa distributorëve u nevojiten edhe disa ditë për ta përmbyllur plotësisht furnizimin. Më tej, planin për ndarjen e librave te nxënësit e bëjnë drejtuesit e shkollave dhe stafi i tyre,” shtohet në reagim.

Në lidhje me ditarin e ri elektronik, ministria informon se ai është përgatitur me mbështetje të Bashkimit Evropian përmes fondeve IPA, është testuar bashkë me përdoruesit dhe “funksionon në mënyrë të shkëlqyer”. Në sistem janë të regjistruar mbi 250 mijë përdorues – mësues, kujdestarë klasash, drejtorë dhe administratorë. Janë futur mbi 90% e të dhënave për vitin shkollor 2025/2026. Janë krijuar mbi 15 mijë paralele dhe kujdestarët kanë futur më shumë se 3 mijë orare. Po ashtu, të dhënat nga sistemet e vjetra janë transferuar në sistemin e ri, njofton MASH.

“Që nga fillimi i përdorimit, nuk ka pasur asnjë sfidë, ndërsa ministria është vazhdimisht në dispozicion për çdo lloj ndihme teknike dhe për përdoruesit, përmes e-mailit zyrtar,” theksohet më tej.

Funksionaliteti i ditarit elektronik, sipas ministrisë, mund të verifikohet shumë lehtë nga çdo qytetar, elektronikisht në linkun https://ednevnik.edu.mk. “Lehtësisht mund të kontrollojë edhe LSDM-ja. Por dhembja e tyre është dështimi i viteve të kaluara që i çoi në opozitë, ndaj bëjnë akuza të tilla të pavend për të krijuar përshtypjen se të gjithë janë si ata. Kujtojmë se gjatë mandatit të qeverisë së kaluar janë ndërruar katër ministra të arsimit, dhe asnjëri nuk siguroi libra e as nuk aktivizoi një ditar elektronik funksional,” thekson ministria.

Previous Post

Ambasadorët e huaj i shkojnë në takim kryetarit të ri të parlamentit të Kosovës, zbardhen diskutimet

Next Post

Muhamed Elmazi në Matkë: Banorët mezi presin ndryshimin!

Related Posts

Aktuale

Daut Memishi shpalos në emision projektin për stadiumin e Tearcës! (Foto)

30/09/2025
Aktuale

Ja si do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

30/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas lokaleve

29/09/2025
Maqedoni

Elmazi: Fryma e re nis nga Saraji, fituesi tashmë dihet

29/09/2025
Maqedoni

Shqiptarët sharjet i kthejnë ose me qytek ose me votë

29/09/2025
Maqedoni

Visar Ademi në hapjen e fushatës zgjedhore: “Jam këtu për të transformuar Gostivarin”

29/09/2025
Next Post

Muhamed Elmazi në Matkë: Banorët mezi presin ndryshimin!

Daut Memishi shpalos në emision projektin për stadiumin e Tearcës! (Foto)

30/09/2025

Ja si do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

30/09/2025

Çifti i njohur ndahet pas 19 vitesh martesë

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk