Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

02/02/2023
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi njofton, për reformën në sistemin arsimor nacional i cili është në rrjedh. Reforma po zhvillohet me faza, sipas planit të përcaktuar. Në arsimin fillor, për vitin shkollor 2021/2022 janë përgatitur plan-programe të reja për klasën e parë dhe të katërt, ndërsa për vitin shkollor 2022/2023 – për klasën e dytë dhe katërt. Tekstet shkollore përgatiten konform plan-programeve të reja mësimore. Për vitin shkollor 2023/2024 do të përgatiten programet e reja dhe tekste të reja shkollore për klasën e tretë dhe gjashtë. Programet mësimore për klasën e tretë tashmë janë përgatitur dhe do të publikohet thirrja për tekste shkollore, ndërsa për klasën e gjashtë përgatitja e programeve mësimore është në rrjedhë.
Përgatitja e teksteve shkollore është një proces kompleks, realizimi i të cilit kalon nëpër procedurën e paraparë, e krijuar me qëllim që nxënësit të marrin përmbajtje cilësore, të eliminohen gabimet dhe palogjikshmëritë. Nisur nga kompleksiteti i procesit, të shumta janë sfidat mirëpo me përpjekjet e të gjithë faktorëve do të mund të tejkalohen. Një sistem cilësor arsimor nuk ndërtohet brenda natës dhe pa i tejkaluar problemet.
Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është i qartë shqetësimi i nxënësve, prindërve dhe opinionit për cilësinë e procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që të gjithë faktorët të veprojnë kuptohet të udhëhequr nga interesi më i mirë i nxënësve.
Përhapja e dezinformatave dhe shtrembërimi i fakteve nuk është në interes të ndërtimit të arsimit cilësor. Këtë po e theksojmë pasiqë ditëve të fundit disa nga mediet po raportojnë gjoja “deklaratë” të ministrit se të gjitha tekstet për klasën e parë, dytë, të katërt dhe të pestë do të sigurohen në shtator, gjë e cila nuk është e vërtetë.Rikujtojmë se 90% e teksteve shkollore për këto klasa janë furnizuar dhe tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla. Kanë mbetur tekstet e gjuhëve të huaja për të cilat së shpejti do të fillojë publikimi i shpalljeve për përgatitje.
Secili prej nesh duhet të vendosë nëse do të mbështesë procesin e reformës në arsim ose nga ana tjetër, e cila çon në prolongimin e prapambetjes arsimore, me të gjitha pasojat.

Previous Post

Kurti tregon gjashtë kushtet për asociacionin

Next Post

Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Apeli i Speciales zbut dënimet nga tre muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk