Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

MASH dhe BZHA me zgjidhje të përkohëshme: Klasat e shtata me libra nga shtatori

05/07/2024
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nxënësit që nga 1 shtatori do të jenë në klasën e shtatë do t’i përdorin tekstet shkollore që janë përdorur deri më tani, sepse të rejat, sipas planprogrameve të Konceptit të ri, nuk janë përgatitur. Për temat që mungojnë në tekstet e vjetra dhe që janë të planifikuara për studim, do të ketë materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA)

Pas disa ditësh bisedime, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit gjetën zgjidhje për procesit edukativo – arsimor të pandërprerë për nxënësit e klasës së shtatë. Nga shtatori nxënësit do të mund t’i shfrytëzojnë tekstet shkollore të cilat janë përdorur deri më tani, me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për temat që u mungojnë, ndërsa është planifikuar që të mësohen këtë vit. Për këtë qëllim është sjellë vendim që të shtyhet implementimi i Konceptit për arsimin fillor, në klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë

“Sfida me nxënësit të cilët nga muaji shtatori do të jenë në klasën e shtatë, u paraqit për shkak se deri më tani nuk janë përgatitur tekste të reja shkollore për ta, në përputhje me programet e reja mësimore dhe Konceptin. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme publikisht informonte se të gjitha tekstet shkollore janë përgatitur dhe janë duke u shtypur, realiteti është se asnjë nuk është shtypur dhe shumica e tyre as nuk janë përgatitur dhe as miratuar“, informoi MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon drejtorin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Abdulfeta Fetai, dhe të gjithë ata që morën pjesë në procesin e gjetjes së zgjidhjes, dhe “pret vazhdimin e bash-këpunimit të mirë në interes të nxënësve dhe edukimin e tyre cilësor”.

Advertisements

“Ju njoftojmë se do të ketë tekste shkollore krejtësisht të reja për klasën e shtatë nga viti shkollor 2025-2026. Nëse Koncepti i Arsimit Fillor i cili është në proces rishikimi, sipas mendimeve të mësim-dhënësve dhe palëve të tjera të interesit në procesin edukativo-arsimor, ndryshohet dhe ka nevojë, do të përgatiten programe të reja mësimore edhe për klasat e tjera”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Previous Post

Mbledhje e Qeverisë, këto janë emërimet e reja

Next Post

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Next Post

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk