Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Masa të rrepta sigurie për samitin e OSBE-së

28/11/2023
Masa të rrepta sigurie për samitin e OSBE-së
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti i OSBE-së, në këtë fund nëntori në Shkup, padyshim që do të sfidoj sigurinë e vendit dhe gatishmërinë që RMV edhe si anëtare më e re e NATO-s, do ta ketë për ta “përballuar”, një ngjarje të përmasave të mëdha, siç është ky Samit. Sfida është shumë e madhe, marrë parasysh se do të marrin pjesë mbi 70 delegacione-të 57 vendeve anëtare të OSBE-së dhe vendeve nga grupet mesdhetare dhe aziatike që janë partnerë bashkëpunimi.

Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, është zotuar se garanton sigurinë e delegacioneve dhe realizimin e suksesshëm të këtij takimi.

Për delegacionet e vendeve anëtare të OSBE-së, siç ka njoftuar edhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, është paraparë nivel i tretë i sigurisë. Përskaj asaj, do të jenë të mbyllura për qarkullim një pjesë e arterieve kryesore të qytetit, sidomos ato që çojnë tek qendra sportive “Boris Trajkovski, ku dhe do të mbahet Këshilli i Ministrave.

Me qëllim të garantimit të sigurisë për pjesëmarrësit, krahas trajnimeve të veçanta që i kanë pasur pjesëtarët e MPB-së për nevojat e kësaj ngjarje, të përfshirë do të jenë edhe pjestarët e ushtrisë, si segment ndihmës për transportimin e delegacioneve. Për organizimin e ngjarjes është formuar shtab i veçantë, në të cilin janë përfshirë më shumë institucione shtetërore, por sipas autoriteteve, përgaditjet për këtë Samit janë bërë përgjatë gjithë vitit.

Sot, prej orës 9 deri në orën 12, janë bërë provat gjenerale për mbarëvajtjen e regjimit të posatshëm në komunikacion.

Përndryshe, ky Samit ka revokuar disa termine për seanca të caktuara në Gjykatën Themelore Penale Shkup, mes të cilave janë edhe gjykimet për rastet “Llaskarcë”, “Zhan Mitrev” dhe “Titanik”. Siç informuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup, të gjitha gjykimet e tjera, të caktuara në gjykatë për 29 nëntor pas orës 12 dhe më 30 nëntor gjatë tërë ditës do të anulohen për shkak të vendimit të Qeverisë së RMV-së.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 30 nëntori të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit për shkak të mbledhjes së 30-të ministrore të OSBE-së. Por, edhe më 29 nëntor, orari i punës së të gjithë punonjësve në administratën shtetërore dhe publike të territorit të qytetit të Shkupit më 29 nëntor do të përfundojë në ora 12:00.

Këto konkluzione vlejnë edhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, por nuk vlejnë për çerdhet dhe objektet shëndetësore në zonën e qytetit të Shkupit. . Ky rekomandim vlen edhe për sektorin privat në zonën e qytetit të Shkupit, veçanërisht në zonën e Komunës së Karposhit dhe komunave që gravitojnë drejt qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar Palace”.

Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë urdhërat që do të jepen nga zyrtarët policorë, me qëllim mbarëvajtjen e nivelit të sigurisë gjatë ngjarjes.

Previous Post

Osmani nga Brukseli:Angazhimi i shtuar i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, i rëndësishëm për stabilitetin rajonal

Next Post

Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

Fakulteti Filozofik dhe Parlamenti Studentor i UT-së organizuan aktivitete të ndryshme për 28 Nëntorin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk