Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Masa e përkohshme për Kuvendin përfundon sot, sytë nga Kushtetuesja

08/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

30 ditë, e hiç më shumë. Ky është afati që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ua ka vendosur deputetëve për konstituimin e Kuvendit, proces i cili ka nisur që nga 15 prilli.

Numërimi mbrapsht për deputetët e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës nisi nga e enjtja e 26 qershorit, kur u publikua ky aktgjykim.

Pas përfundimit të këtij afati, Kushtetuesja mori një vendim për masë të përkohshme deri me 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve marrjen e çdo vendimi deri me këtë datë.

Sot pritet publikimi i një aktgjykimi të ri, që mund të përcaktojë hapat e ardhshëm drejt zhbllokimit të procesit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do ta zbatojë vendimin e gjykatës, pavarësisht se cili do të jetë epilogu. “Është dëmtim i madh që Kosova nuk ka Kuvend”, ka theksuar ai.

Kriza institucionale ka hyrë në muajin e gjashtë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Që nga seanca e parë më 15 prill janë bërë 54 përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por asnjëra nuk ka pasur sukses.

Vetëvendosje, megjithëse partia fituese me 48 ulëse, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për kandidaten e saj, Albulena Haxhiun.

Presidentja Vjosa Osmani ka zbuluar se kishte kërkuar nga Kushtetuesja sqarime mbi pasojat në rast të moskonstituimit brenda afatit, por e ka tërhequr kërkesën kur mori vesh se gjyqtari serb Radomir Llaban ishte caktuar si raportues i çështjes.

Sipas saj, Llaban paraqet “rrezik për sigurinë kombëtare”, bazuar në informacione të klasifikuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet tjera të sigurisë.

Previous Post

Arsenali i futet garës për objektivin e madh të Interit

Next Post

BDI: Ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë

Related Posts

Kosovë

Kurti emëron Vukmiroviçin si ministër për Komunitetet dhe Kthim

11/10/2025
Kosovë

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

11/10/2025
Kosovë

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

10/10/2025
Kosovë

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025
Kosovë

Zbulimi i skandalit: Audio-incizimi që tronditi skenën politike në Kosovë

10/10/2025
Kosovë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiq zgjidhet nënkryetar serb

10/10/2025
Next Post

BDI: Ministeriali i OSBE-së në Shkup - Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë

Mickoski: PO për Bashkimin Evropian, JO për kushtet dypalëshe, PO për garanci nga Këshilli Evropian

11/10/2025

Dëshmi të reja për tragjedinë në Koçan! Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

11/10/2025

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk