Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Mariçiq: Fjalimi i kryetarit të Këshillit të Evropës, kthesë serioze në politikën e BE-së për zgjerimin

29/08/2023
Mariçiq: Fjalimi i kryetarit të Këshillit të Evropës, kthesë serioze në politikën e BE-së për zgjerimin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalimin e kryetarit të Këshillit të Evropës e shoh si një kthesë serioze në politikën e BE-së ndaj zgjerimit sepse për herë të parë pas zgjerimit të kaluar kemi përcaktim kohor të cilin personi zyrtar i BE-së e paraqet si termin të mundshëm për zgjerimin e ardhshëm, thotë në deklaratë për MIA-n zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Sinjali i këtillë nga BE-ja, sipas Mariçiqit, duhet të shfrytëzohet dhe do të ishte për keqardhje nëse e humbim mundësinë dhe e bllokojmë veten.

“Ai është një sinjal mjaft i rëndësishëm nga BE-ja të cilin ne duhet ta shfrytëzojmë. Kjo do të thotë se të gjitha përpjekjet që i investojmë tani, këtë vit, të gjitha përpjekjet për të cilat na thonë se po shpejtojmë, janë të arsyeshme dhe dëshirojmë ta kapim trenin, ta kapim këtë mundësi që na jepet”, thotë Mariçiq.

Porosia e dërguar nga Forumi strategjik i Bledit, vlerëson Mariçiq, është sinjal i mjaftueshëm se gjërat në BE po ndryshojnë për më mirë, drejt më të volitshmes për ne dhe sa më shpejtë t’i përfundojmë obligimet tona, aq më shpejtë do të gjendemi në grupin e anëtareve të ardhshme të BE-së.

Lidhur me propozimin e kryetarit të Këshillit të Evropës për vendosje “confidance clause”, Mariçiq vlerëson se kjo jep shpresë dhe besim që një shtet anëtar i cili sapo është pranuar, nuk ka të drejtë të bllokojë shtetin fqinj për disa çështje të caktuara.

“Ato veto deri më tani krijuan trazirë të madhe në rajon, trazirë të madhe në BE dhe e goditën drejtpërdrejtë kredibilitetin e BE-së. Në këtë mënyrë do të sigurohet se nuk ka mundësi cili do shtet që do të inkuadrohet në BE ta bllokojë fqinjin e vet, në mënyrë që ai proces të shkojë pa pengesa. Në atë kuptim edhe kryeministri Andrej Plenkoviq tha se është kyçe që çështjet bilaterale të përjashtohen nga procesi negociues në mënyrë që ai proces të mund të ketë kredibilitet”, thekson Mariçiq.

Ajo në të cilën shteti duhet të fokusohet, sipas Mariçiqit, janë reformat. Procesi i inkuadrimit, thotë ai, kërkon transformim tek shtetet kandidate, por gjithashtu kërkon edhe adaptim të BE-së ndaj pranimeve të anëtareve të reja.

“Sinjalin nga Sharl Mishel e kuptoj si porosi që ato procese të rrjedhin paralelisht në mënyrë që të mos humbet kohë. Reformat në BE dhe reformat për zgjerim tek shtetet kandidate të rrjedhin paralelisht dhe ai proces të bashkohet në vitin 2030 dhe atëherë të jenë të gatshme edhe shtetet kandidate me rregulla të zbatuara të BE-së të bëhen anëtare të cilat do të kontribuojnë për zhvillim të Unionit”, thotë Mariçiq.

Pritja, konsideron Mariçiq, nuk është strategji e mirë. “Pritja është vetëm strategji e cila do ta zbrazë shtetin nga të rinjtë dhe do ta vrasë shpresën për BE”, vlerëson zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në deklaratë për MIA-n.

Previous Post

Arrestohet puntori i NP Kumanalec – Gostivar, dyshohet për pedofili

Next Post

Brenda 24 orëve, policia ka shqiptuar 421 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit

06/10/2025
Maqedoni

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

06/10/2025
Maqedoni

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025
Maqedoni

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025
Maqedoni

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Maqedoni

Defekt serioz në Vlae, riparimi shtyhet deri nesër për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinerive

06/10/2025
Next Post
Brenda 24 orëve, policia ka shqiptuar 421 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Brenda 24 orëve, policia ka shqiptuar 421 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike

06/10/2025

Sara Gjordeni merr vendimin e papritur

06/10/2025

Pas dy dekadash, Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk