Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe

17/11/2024
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli ciklin eliminator të Ligës së Kombeve me 5 fitore radhazi, që në fund të ndalet në vendin parë të grupit të katërt të Divizionit C. Në përballjen e fundit të grupit, Maqedonia mundi Ishujt Faroe me 1-0, falë një realizimi të saktë nga Bojan Miovski.

Ndeshja filloi siç pritej, formacioni sulmues i Blagoja Milevskit mori posedimin e topit në pjesën më të madhe të terrenit, por që në minutat e para, nuk arriti ta kërcënojë seriozisht portën kundërshtare.

Në minutën e pestë, Alioski krosoi, por mysafirët e larguan pa problem. Më pas mysafirët u kanosën përmes kundërsulmit të shpejtë dhe sollën një goditje nga 30 metra, por Stole Dimitrievski lehtë e zbuti goditjen. Goditja e parën nga Maqedonia erdhi pas goditjes së lirë të Enis Bardhit, gjuajtja nga distanca ishte e vështirë për portieri Rejnatrod, mirëpo nuk ishte askush afër që të ndëshkojë lëshimin e topit në zone.

Mysafirët u kanosën sërish në minutën e 20-të, realizuan dy goditje nga këndi, por nuk u duk se mund ta kërcënonin seriozisht Dimitrievskin. Menjëherë pas kësaj, Maqedonia kaloi në sulm, Çurlinov vrapoi në një kundërvënie të mirë, por topi i hedhur sërish erdhi në bllokun e mysafirëve.

Deri në fund të pjesës së parë, Maqedonia kontrolloi lojën dhe u kërcenua me anë të Aleksandar Trajkovskit dhe më pas rastin më të mirë e kishte Alimi, i cili tentoi të tundte rrjetën me një “mashtrim”, ndonëse mund të kalonte topin te Bojan Miovski. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi dhe në pushim skuadrat shkuan me rezultatin fillestar.

Pjesë e dytë nisi edhe më shumë kanosje nga MAqedonia dhe ishte në kërkim të golit të parë, mirëpo edhe mysafirët në dy raste u gjenden në zonën e rrezikut dhe fati sportive ishte në anën e vendasve.

Në minutën e 63-të, një gabim I mbrojtësit Tanhamer, e shfryutëzon më së miri Bojan Miovski, i cili hap rezultatin në 1-0. Pak më vonë, Lirim Qamili godet ashpër brenda zones, mirëpo Zajkov prek topin në pozitë jashtë loje.

Më vonë, Maqedonia u tërhoq në zonën e saj që të mbrojtë rezultatin e arritur dhe kjo solli që Ishujt Faroe me disa ndryshime në ekip, kaluan tërësisht në sulm. Mirëpo për fat të mirë të Maqedonisë, sulmet e mysafirëve u ndaluan në zonën e 16 metrave të Stole Dimitrievskit. Maqedonia mbyll garat në grup me 16 pikë, para Armenisë me 7 pikë, e cila mundi Letoninë në transfertë me 2-1 duke lënë këtë kombëtare në vendin e fundit të grupit me 4 pikë, pas Ishujve Faroe me 6 pikë.

Previous Post

WHC Çair shkruan historinë, kualifikohet në 1/8 e finales evropiane

Next Post

Për dy porositë e Krasniqit, përgjigjet Pajaziti: PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, pse atëherë…

Related Posts

Sport

Kupa e Botës 2026: Gjigantët e futbollit drejt betejës së madhe në Amerikë

16/10/2025
Sport

Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15/10/2025
Sport

Këto janë 28 kombëtaret që siguruan biletën për në Botëror

15/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Shqipëri

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025
Shqipëri

Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse

14/10/2025
Next Post

Për dy porositë e Krasniqit, përgjigjet Pajaziti: PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, pse atëherë...

Dy ditë para zgjedhjeve, vazhdojnë braktisjet nga BDI në Saraj, aktivistë nga Sfillarja e Poshtme i bashkohen Muhamet Elmazit

16/10/2025

Ali Ahmeti nga Tetova: Të krahasosh Bajram Rexhepin me Bilall Kasamin është si nata me ditën

16/10/2025

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk