Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e fitoi çmimin e njohur “Theme Development Award” (Çmimi për Zhvillimin e Temës) në Ekspozitën botërore EXPO 2025 në Osaka, një nga çmimet më të rëndësishme që jepet nga Byroja Ndërkombëtare e Ekspozitave (BIE).

Çmimi u shpall dhe u nda gjatë ceremonisë solemne me rastin e BIE Day – më 12 tetor 2025, me ç’rast pavijoni maqedonas u rendit ndër pjesëmarrësit më të suksesshëm në këtë ngjarje globale.

Ky çmim është një sukses i madh për Maqedoninë, pasi vlerëson kreativitetin, qartësinë konceptuale dhe mënyrën autentike me të cilën pavijoni nacional gjallëron temën qendrore të EXPO 2025 – “Dizajnimi i së ardhmes për jetët tona”.

Pavijoni maqedonas, përmes një qasjeje inovative, një thurjeje kulturore narrative dhe një prezantimi vizual bashkëkohor, arriti ta tregojë historinë e vendit si një urë lidhëse mes traditës dhe së ardhmes, me fokus në lidhjen mes njerëzve, arkitekturës dhe humanitetit. Suksesi është rezultat i përpjekjeve të koordinuara të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, të udhëhequra nga Kristina Rizovska Kutretinski – Komisionere e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Expo Osaka 2025, në bashkëpunim me një ekip profesionist dhe të përkushtuar përfaqësuesish, dizajnerë dhe institucione.

Rol kyç në zhvillimin e konceptit dhe identitetit vizual të pavijonit pati agjencia e marketingut “Box Digital”, e cila konceptoi dhe realizoi idenë kreative dhe strategjinë e komunikimit që e pozicionuan Maqedoninë si pjesëmarrëse moderne, lidhëse dhe vizionare në EXPO 2025.

“Ky çmim është një njohje e vizionit dhe punës ekipore me të cilën e prezantuam Maqedoninë në skenën globale. Arritëm ta tregojmë historinë tonë në një mënyrë që është e dallueshme, moderne dhe thellësisht e lidhur me temat e EXPO 2025”, tha Kristina Rizovska Kutretinski.

EXPO 2025 në Osaka po mbahet nën kujdesin e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, me pjesëmarrjen e mbi 160 vendeve dhe organizatave. Çmimet për pjesëmarrësit jepen nga një juri ndërkombëtare, e cila vlerëson pavijonet në katër kategori: arkitekturë, dizajn ekspozitash, qëndrueshmëri dhe zhvillim të temës – kategoria më prestigjioze që nxjerr në pah aftësinë e pavijoneve për ta paraqitur temën qendrore të Ekspozitës në mënyrë inspiruese dhe inovative.

Previous Post

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

Next Post

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

Related Posts

Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Next Post

Mexhiti: Bujar Osmani është thjeshtë KOPJUES, pa ide, pa vizion dhe pa kompetencë!

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk