Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Maqedonia e Veriut pjesë e Programit ,,Evropa Digjitale”

03/07/2023
Maqedonia e Veriut pjesë e Programit ,,Evropa Digjitale”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bruksel u arrit marrëveshja që katër vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, t’i bashkohen Programit të Evropës Digjitale, që çel mundësi të shkëlqyera për qytetarët, institucionet publike, si dhe për organizatat e ndryshme që të aplikojnë për të përfituar nga financimi prej 7.5 miliardë eurosh.

Zhvillimi i projekteve në sferën e Inteligjencës Artificiale, aftësimi digjital dhe krijimi i kushteve të duhura digjitale, do ta çojnë Maqedoninë e Veriut më pranë Evropës.

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Aziri Aliu, i cili firmosi në Bruksel bashkimin e vendit tonë në Programin ,,Evropa Digjitale”, theksoi disa nga përfitimet specifike që Maqedonia e Veriut mund t’i presë nga pjesëmarrja në Programin ,,Evropa Digjitale”:

– Buxheti i përgjithshëm i planifikuar në vlerë prej 7.5 miliardë eurosh i Programit ,,Evropa Digjitale”, do të kontribuojë ndjeshëm në përpjekjet tona për rimëkëmbje ekonomike. Duke investuar në teknologjinë dhe infrastrukturën digjitale, ne mund të stimulojmë inovacionin, të rrisim produktivitetin dhe të krijojmë mundësi të reja biznesi. Kjo do të çojë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, veçanërisht me përfitime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë jetike për ekonominë tonë.
– Pjesëmarrja në projektet e financuara nga Programi ,,Evropa Digjitale”, do t’i mundësojë vendit tonë të qëndrojë në majë të avancimeve digjitale. Për shembull, në sferën e inteligjencës artificiale, bizneset dhe institucionet tona kërkimore mund të bashkëpunojnë me partnerët evropianë për të zhvilluar zgjidhjet më të avancuara të Inteligjencës Artificiale. Kjo do të rrisë përparësinë tonë konkurruese në sektorë të ndryshëm, siç janë: prodhimi, shëndetësia dhe bujqësia, duke na pozicionuar si ,,lider” në ekonominë digjitale.

– Programi do të vendosë një theks të veçantë në zhvillimin e aftësive të avancuara digjitale. Nëpërmjet financimit strategjik, ne mund të krijojmë programe trajnimi dhe nisma që do të përmirësojnë aftësitë e fuqisë sonë punëtore në sferat siç janë: analiza e të dhënave, siguria kibernetike dhe inovacioni digjital. Duke zhvilluar një fuqi punëtore me aftësi digjitale, ne mund të tërheqim më shumë investime, të nxisim sipërmarrjen dhe të sigurojmë që qytetarët tanë të jenë të përgatitur mirë për punët e së ardhmes.

– Ky program ofron mundësi për të krijuar Qendra te Inovacioneve Digjitale në rajonet tona. Këto qendra do të shërbejnë si pika qendrore për inovacionin, duke i bashkuar bizneset, bashkësinë akademike dhe institucionet publike.

– Programi ,,Evropa Digjitale” mbështet digjitalizimin e administratave publike, duke u mundësuar atyre të ofrojnë shërbime efikase dhe të përqëndruara tek qytetarët. Duke shfrytëzuar teknologjitë digjitale, ne mund t’i thjeshtësojmë proceset administrative, të rrisim transparencën dhe të përmirësojmë ofrimin e përgjithshëm të shërbimeve publike.

– Programi ,,Evropa Digjitale” është në linjë me “Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, duke theksuar rëndësinë e bërjes së Evropës më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Duke investuar në zgjidhje digjitale për efikasitetin e energjisë, qytetet inteligjente dhe mbikëqyrjen e mjedisit, ne mund të kontribuojmë në synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë. Kjo jo vetëm që do të zbusë ndikimin ekologjik, por gjithashtu do të krijojë mundësi për teknologji të gjelbra dhe vende pune të gjelbra.

Pjesëmarrja në këtë Program i mundëson Maqedonise se Veriut qasje në një rrjet të gjerë partnerësh evropianë, duke i përfshirë bizneset, institucionet kërkimore dhe administratat publike. Ky bashkëpunim na mundëson të mësojmë nga ekspertiza e tyre, të shkëmbejmë praktikat më të mira dhe të harmonizojmë strategjitë tona me standardet e BE-së. Duke qenë pjesë aktive e këtij rrjeti evropian, ne mund të përfitojmë nga njohuritë dhe burimet për avancimin tonë digjital.

Programi i ,,Evropës Digjitale” ofron mundësi për vendin tonë dhe rajonin. Duke përvetësuar këtë nismë financimi, ne mund ta përshpejtojmë transformimin tonë digjital, të rrisim konkurrencën, të nxisim inovacionin dhe t’i përmirësojmë shërbimet publike. Për më tepër, pjesëmarrja jonë në Programin ,,Evropa Digjitale” i përforcon lidhjet tona me BE-në, sepse Maqedonia e Veriut ka objektiv kryesor plotësimin e standardeve dhe kushteve për të siguruar një të ardhme të sigurtë në Bashkimin Evropian, ndaj, puna që po bëhet me transformimin digjital të institucioneve publike dhe modernizimin në këtë drejtim është fokusi kryesor i Qeverisë sonë.

Previous Post

“Mirë se erdhe zoti President!”/ Tirana vijon përgatitjet për vizitën historike të Bill Clinton

Next Post

Një 39-vjeçare hidhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Një 39-vjeçare hidhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup

Një 39-vjeçare hidhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk