Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

11/05/2024
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse për gratë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kundrejt 79 ulëseve për burrat nga 120 sa ka gjithsej ky institucion.

Më shumë se gjysma e deputeteve, edhe atë 23, janë nga VMRO DPMNE-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar 58 deputetë.

Përderisa partitë shqiptare të grumbulluara në dy taborë, Fronti Evropian që siguroi 19 mandate dhe partitë opozitare të grumbulluara në koalicionin VLEN që siguroi 13 mandate, do të përfaqësohen vetëm nga 8 gra – pesë nga Fronti Evropian dhe tri nga koalicioni VLEN.

Lidhja Social- Demokrate, e cila siguroi 18 mandate, do të përfaqësohet nga 7 gra.
Nëse do të rritet numri i grave në institucionin ligjvënës, varet nëse bartësit e listave bëhen pjesë e Qeverisë dhe me këtë vendet e zbrazëta zëvendësohen me emrat që pasojnë në listë.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, 40 për qind e ulëseve janë të garantuara për gratë, përkatësisht sipas ligjit duhet të jenë 48 vende nga 120 aq sa ka Kuvendi.

Numri më i ulët i deputeteve në Kuvend, me gjithë garancitë ligjore, është pasojë e renditjes nga partitë politike që gratë i vendosin në listë në çdo të tretën pozitë, kurse në bazë të metodës së D`Hontit, fituese dalin vendet e para.

Aktivistet për të drejtat e grave thonë se gratë në Kuvend duhet të jenë më të zëshme për sa i përket artikulimit të çështjeve që prekin interesat e grave.

“Deri më sot kemi pasur shembuj të mirë, por kemi pasur edhe gra që për fat të keq që i janë bindur partisë, në përgjithësi kanë ndjekur porositë e partisë. Në këtë përbërje të zgjedhurat e popullit do të kisha dashur që të veprojnë në formë të pavarur në të mirë të interesave të grave në mënyrë që të gjithë ne të përfitojmë nga pozita që ua kemi dhënë si deputete”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka mbrojtjen e të drejtave të grave.

Pranvera Kasami, aktiviste për të drejtat e grave dhe drejtuese e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, thotë se cilado nga partitë shqiptare që do të jetë pjesë e Qeverisë, përfundimisht drejtimin e dikastereve dhe institucioneve të rëndësishme duhet t’ua besojë grave.

“Mendoj se burrat hezitojnë që t’i inkurajojnë, t’i tërheqin drejt suksesit”, thotë Kasami.

Ajo shton se gratë në Kuvend, duhet të ngrenë zërin për të dëshmuar kapacitetin dhe cilësitë, me të cilat disponojnë si deputete duke imponuar ndryshime cilësore në shoqëri për çka dhe kanë fituar besimin e qytetarëve.

Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit.

Gordana Silanovska-Davkova në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor ku ajo doli fituese, është shprehur se do të angazhohet për më shumë gra nëpër pozita kyçe.

“A ka ndryshim më të madh se sa të zgjidhet presidente grua? Bashkë me gratë do të angazhohem për të bërë hapin e madh përpara, hapin drejt reformave. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, anëtarëve partiakë dhe atyre jashtë partive. Një presidente nuk mund të gjurmojë pas unitetit nëse mban linjat partiake”, ka theksuar Gordana Silanovska-Davkova./REL

Previous Post

Shqipëria me strategji për kthimin e mërgatës

Next Post

Të ecurit zbathur – përfitimet jetike për shëndetin

Related Posts

Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Next Post
Të ecurit zbathur – përfitimet jetike për shëndetin

Të ecurit zbathur – përfitimet jetike për shëndetin

Çfarë duhet të bëjë BDI?

04/11/2025

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk