Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Mali i Zi, numri i madh i diplomave të falsifikuara, problem për institucionet

25/11/2023
Mali i Zi, numri i madh i diplomave të falsifikuara, problem për institucionet
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i madh i diplomave të falsifikuara është një problem që paraqet shqetësim në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. Kjo dukuri, sipas ekspertëve, kërkon një zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga Ministria e Arsimit në Malin e Zi, por edhe nga institucionet tjera përkatëse, u tha në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë, ku u trajtua kjo dukuri që paraqet një problem të madh në shoqërinë malazeze.

Në tryezë u vlerësua se ka mbi 25,000 diploma të falsifikuara ose të dyshimta në Mal të Zi që paraqet një numër tejet të madh për një shtet me 650,000 banorë

Nikola Bezmareviq nga shoqata civile Alternativa tha se, sipas hulumtimit të tyre, aktualisht në Mal të Zi ka 25.000 deri në 30.000 diploma false.

“Ne jemi e vetmja organizatë që kemi folur për këtë problem. Numri më i madh i diplomave false është në shëndetësi dhe arsim. Sa i përket fakulteteve nga vijnë ato diploma, më së shumti ka nga Tutini, Novi Pazari, Prijepole, Novi Sadi dhe Bujanovci në Serbi”, tha zoti Bezmareviq.

Zoti Bezmareviq poashtu tha se “kemi pasur shembuj të punësimit të parukierëve si infermiere”.

Profesoresha e njohur universitare, Branka Boshnjak tha se shteti duhet të mbrohet nga ky problem.

“Thelbi i gjithçkaje është partitokracia. Çdo pozicion në arsim e përcakton partia ku edhe gjysma e bordit të administrimit i ka blerë diplomat”, tha zonja Boshnjak.

Sipas Goran Daniloviqit, drejtor për kontrollin e cilësisë në arsim të lartë, diplomat e rreme janë një problem i vazhdueshëm, aspak i ri, por i vjetër sa demokracia në Mal të Zi.

“Është një grup kriminal i organizuar mirë që kap përmasa të mëdha në Mal të Zi dhe janë të lidhur edhe në rajon. Ata me diploma false nuk aplikojnë në subjekte private, por në ato publike”, tha zoti Daniloviq.

Kohëve të fundit në Mal të Zi janë ngritur disa kallëzime penale kundër dhjetëra personave nën dyshimin për falsifikimin e diplomave të punonjësve të shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se për shkak të diplomave false është i nevojshëm bashkëpunimi i autoriteteve gjyqësore të Malit të Zi me prokuroritë dhe institucionet arsimore të rajonit si dhe nevojën e rishikimit të të gjitha diplomave të çertifikuara në periudhën që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006.

Previous Post

Buxheti i vitit 2024,Besimi: Shpenzime të larta kapitale dhe reduktim i mëtejshëm i deficitit

Next Post

Shënon Rrahmani, por VAR ia anulon festën SPORT 25/11/2023 19:04 Napoli është duke fituar ndaj Atalantës me rezultat 0:1. Amir Rrahmani mendoi se kishte shënuar, por goli i tij në fillim të pjesës së parë u anulua për shkak të pjesës pozitës jashtë loje. Megjithatë kampionët e Italisë kanë arritur ta gjejnë golin e parë me anë të Khvicha Kvaratskhelias, i cili ia dhuroi epërsinë në fund të 45 minutave të parë.

Related Posts

Rajon

Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake

10/09/2025
Rajon

Nuk është më nën kontrollin e Vuçiq, shkarkohet shefi i Njësisë Speciale të MPB-së serbe

07/09/2025
Botë

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

06/09/2025
Rajon

Policia zbuloi 70 mijë euro në kufirin Kroaci-Serbi, shikoni ku i kishte fshehur (VIDEO)

06/09/2025
Botë

19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

05/09/2025
Rajon

Skandali me ndalimin e filmit shqiptar në Podgoricë, reagon presidenti i Malit të Zi

05/09/2025
Next Post
Shënon Rrahmani, por VAR ia anulon festën  SPORT 25/11/2023 19:04 Napoli është duke fituar ndaj Atalantës me rezultat 0:1. Amir Rrahmani mendoi se kishte shënuar, por goli i tij në fillim të pjesës së parë u anulua për shkak të pjesës pozitës jashtë loje.  Megjithatë kampionët e Italisë kanë arritur ta gjejnë golin e parë me anë të Khvicha Kvaratskhelias, i cili ia dhuroi epërsinë në fund të 45 minutave të parë.

Shënon Rrahmani, por VAR ia anulon festën SPORT 25/11/2023 19:04 Napoli është duke fituar ndaj Atalantës me rezultat 0:1. Amir Rrahmani mendoi se kishte shënuar, por goli i tij në fillim të pjesës së parë u anulua për shkak të pjesës pozitës jashtë loje. Megjithatë kampionët e Italisë kanë arritur ta gjejnë golin e parë me anë të Khvicha Kvaratskhelias, i cili ia dhuroi epërsinë në fund të 45 minutave të parë.

Mexhiti: Sedat Bislimi është kandidati më i mirë dhe do ta ketë mbështetjen tonë

11/09/2025

Drake dhe Kim në lidhje dashurie?

11/09/2025

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk