Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Mali i Sharrit, xhevahiri i Ballkanit dhe potenciali i pashfrytëzuar turistik

01/09/2024
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Sharrit, që shtrihet në pjesën juglindore të Kosovës dhe në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, është një zonë unike peizazhi që ka plot livadhe të harlisura, kullota të pafundme dhe maja madhështore, si dhe është një nga potencialet më të mëdha të pashfrytëzuara të turizmit si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Masivi i Malit Sharr ndodhet në zonën kufitare të tre shteteve, respektivisht në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, në pjesën juglindore të Kosovës dhe në atë lindore të Shqipërisë. Ky mal është rreth 80 kilometra i gjatë dhe i gjerë nga 10 deri në 20 kilometra.

Ai shtrihet midis fushëgropës së Pollogut dhe rrjedhës së sipërme të Vardarit në juglindje, luginës së Lepencës në veri dhe fushës së Prizrenit në lindje, ndërsa në jug në Liqenin e Mavrovës.

Pjesa më e madhe e këtij mali, përkatësisht 56 për qind e sipërfaqes, i përket Maqedonisë së Veriut. Pjesa kosovare e malit përfshihet në parkun kombëtar me të njëjtin emër, i themeluar në vitin 1986, që mbulon rreth 39 mijë hektarë.

Biogjeografikisht dhe ekologjikisht, parku kombëtar i Malit Sharr përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Ballkanin qendror, natyra e të cilit është relativisht e paprekur.

Në masivin e tij ka shumë maja mbi 2.000 metra mbi nivelin e detit, nga të cilat 43 maja janë mbi 2.500 metra, më e larta prej të cilave është Maja e Turkut të Madh (Maja e Titos) në Maqedoninë e Veriut me 2.747 metra mbi nivelin e detit.

Majat malore dhe liqenet akullnajore e bëjnë zonën malore të Sharrit një peizazh unik, të bollshëm me burime minerale dhe rrjedha ujore. Kullotat janë të mbushura me lule mali dhe mjekësore.

Pyjet gjetherënëse arrijnë një lartësi prej afërsisht 1.200 metra, pyjet halore shtrihen deri në 1.700 metra dhe mbi të është një zonë kullotash të larta malore ku zhvillohet blegtoria.

Çdo kohë e vitit e shpalos bukurinë e kësaj zone në mënyra të ndryshme, por shpesh ndodh që katër stinë të ndryshojnë brenda një dite.

https://www.facebook.com/watch/?v=3369095590051356

Tani për tani, bukurinë e maleve të Sharrit po e zbulojnë një numër i madh i alpinistëve dhe adhuruesve të natyrës. Ajri i pastër, numri i madh i ditëve me diell gjatë verës dhe shtigjet e bëjnë këtë mal një nga perlat e turizmit rekreativ, por potenciali i të cilit si destinacion turistik duhet të eksplorohet në mënyrë adekuate.

Previous Post

22-vjeçari i sapodalur nga burgu abuzon seksualisht me të miturën në Tiranë

Next Post

Osmani: Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur

Related Posts

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Aktuale

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Next Post

Osmani: Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025

Pesë filmat që shënjuan jetën e Diane Keaton

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk