Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Maksim Dimitrievski i rrethuar me flamuj kombëtar shqiptar, kur i duheshin vota për fushatë! ( FOTO)

03/07/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski, tha se ne qoftë se vazhdon të përdoret flamuri shqiptar në qeveri do ta lëshojë të njëjtën.

Dimitrievski reagoi pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti. Ai tha se “ky është ai narrativi BDI që vazhdon në vazhdimësi. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski.

Por në vitin 2021 në zgjedhjet lokale, kur Dimitrievski garoi për kryetar të Komunës së Kumanovës, atij gjatë fushatës nuk i pengonte flamuri shqiptar. Pas deklaratës së tij, në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë në të cilat Dimitrievski shihet duke bërë fushatë edhe me flamurin shqiptar.

Ai madje u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës edhe me vota të qytetarëve shqiptarë.  https://www.facebook.com/share/p/N8VTYrb1uEMZUdiH/?mibextid=oFDknk

Ndaj deklaratave të tij kanë reaguar edhe përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët janë poashtu pjesë e Qeverisë. Arben Taravari tha se Dimitrievski ende është në eufori të fushatës dhe se deklarata e tij nuk është serioze.

“Mendoj se partitë opozitare e keqpërdorin këtë. Ndërsa Maksim Dimitrievski është në eufori zgjedhore, përdorimi i flamurit shqiptar është zyrtar dhe nuk mund t’i pengojë askujt. Nëse kjo është arsyeja për të dalë nga qeveria, ai duhet të vendosë.“Maksim Dimitrievski ka marrë plot vota shqiptare kur u zgjodh kryetar i Komunës së Kumanovës. Përsëri do të ketë zgjedhje dhe ai do ta kthejë retorikën. Dje qarkulluan foto në të cilat shihej se në zyrën e tij ka flamur shqiptar. Mendoj se më shumë është populizëm se sa seriozitet”, tha mes tjerash Taravari.

Ndryshe, partia e Dimitrievskit në zgjedhjet e fundit mori gjashtë deputetë./Telegrafi/

Previous Post

Hoxhë Shefqet Krasniqi padi ndaj publicistit Pllana, kjo është arsyeja

Next Post

Tayna me sukses ndërkombëtar me këngën “Si Ai”

Related Posts

Maqedoni

Pas Shkëndijës, edhe Pobeda e Prilepit del me reagim zyrtar për incidentin pas ndeshjes

01/11/2025
Maqedoni

Zv/ministri Iseni: Policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në ndeshjen KF Haraçina-KF Pobeda

01/11/2025
Aktuale

KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë

01/11/2025
Maqedoni

Bastisje në Podmolje të Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion

01/11/2025
Maqedoni

KF Shkëndija Haraçinë: “Futbolli bashkon – jo ndan

01/11/2025
Maqedoni

KSHZ: Procesi i votimit po vijon pa asnjë problem dhe asnjë ankesë të raportuar

01/11/2025
Next Post

Tayna me sukses ndërkombëtar me këngën “Si Ai”

Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

01/11/2025

Pas Shkëndijës, edhe Pobeda e Prilepit del me reagim zyrtar për incidentin pas ndeshjes

01/11/2025

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk