Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Makedonski Telekom vazhdon me punën e suksesshme dhe me rritje edhe në kuartalin e tretë të vitit 2024

31/10/2024
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Makedonski Telekom ka arritur rezultate solide financiare në nëntë muajt e parë të vitit 2024. Të ardhurat nga shitjet mbetën në rritje me 1.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ashtu si edhe të ardhurat operative, të cilat u rritën me 0.9 për qind. Fitimi neto u ul lehtësisht me 1 për qind, ashtu sikurse dhe fitimet operative para interesit, tatimit dhe amortizimit (EBIDTA) me 2.4 për qind. Investimet kapitale totale (CAPEX) në fund të nëntë muajve të parë të vitit 2024 arrijnë 1,114 milionë denarë.

Telekomi e ka rrjetin më të shpejtë celular dhe fiks dhe rrjetin më të mirë celular

Makedonski Telekom edhe një herë e fitoi çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë. Rezultatet për gjysmën e parë të vitit treguan shpejtësinë më të lartë të rrjetit celular dhe fiks si dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular. Investimet e vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjitë më të fundit e përforcojnë statusin e rrjetit më të mirë. Mbetemi lider në mbulimin optik dhe sot i kemi 339 mijë qasje në optikë, që është 12 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rrjeti ynë 5G vazhdon të zgjerohet dhe është i disponueshëm për 93 për qind të popullsisë në Maqedoni me shpejtësi gigabit pothuajse në të gjitha qytetet.

Liderë në përvojën abonuese superiore

Trendi i rritjes së numrit të përdoruesve vazhdon. Numri i përdoruesve të internetit ma shtrirje të gjerë është rritur për 3,8 për qind dhe arriti në 216,6 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i qasjeve në internet u rrit për 3,7 për qind. Në telefoninë fikse, mbetemi në pozitën udhëheqëse me pjesëmarrje në treg prej 62.5 për qind dhe 233 mijë përdorues. Në segmentin celular, pjesa e tregut është 47.9 për qind me një bazë të qëndrueshme prej 1.3 milionë përdoruesish.

Në tremujorin e tretë shënojmë edhe një vit të Magenta Moments, programi i parë digjital i shpërblimeve dhe përfitimeve për përdoruesit, i cili arriti në 230 mijë përdorues. Mbetemi numri 1 në Maqedoni sipas indeksit TRI*M për matjen e kënaqëshmërisë së përdoruesve, i cili është rezultat i përkushtimit tonë për të ofruar një përvojë superiore të përdoruesit dhe shumë më tepër sesa shërbime komunikimi për përdoruesit privatë dhe afaristë.

Liderë në tregun e TV-së me televizionin e ri MagentaTV

Për sa i përket tregut të TV-së, ne vazhdojmë të mbetemi në pozicionin e liderit me një pjesëmarrje prej 35.3 për qind të totalit të tregut televiziv. Në fund të nëntë muajve të parë, numri i përdoruesve të TV-së u rrit me 4.1 për qind, duke bërë që baza e përdoruesve të arrijë në 155.4 mijë. Televizioni i ri digjital – MagentaTV po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar për shkak të karakteristikave të avancuara dhe përvojës inovative televizive që ofron për përdoruesit.

 

Previous Post

Konfirmohet një rast i ri i gripit të shpendëve në Shkup

Next Post

Xuxi: Nëse e llogarisim me orë, nuk ka njeri në Kosovë që paguhet më shumë se unë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Xuxi: Nëse e llogarisim me orë, nuk ka njeri në Kosovë që paguhet më shumë se unë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk