Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Makedonski Telekom e vendos programin e parë digjital për shpërblime dhe përfitime për abonuesit – Magenta Moments

12/10/2023
Makedonski Telekom e vendos programin e parë digjital për shpërblime dhe përfitime për abonuesit – Magenta Moments
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

• Oferta atraktive dhe ulje në shumë kategori përmes aplikacionit TelekomMK

Fitoni bileta filmi, një burger të shijshëm, ulje ekstra për mobilje të reja ose kurseni para në rezervimin tuaj të ardhshëm të hotelit – Magenta Moments do t’ua mundësojë këtë. Programi i ofruar nga Makedonski Telekom është pjesë e iniciativës ndërkombëtare të Dojçe Telekomit për shpërblime dhe përfitime për shfrytëzuesit. Është një element thelbësor i strategjisë afatgjate të grupacionit të quajtur Magenta avantazhe (Magenta Advantage). Në thelb të kësaj strategjie është ambicia e Dojçe Telekomit për të zgjeruar gradualisht sferën e saj të aktivitetit përtej biznesit të telekomunikacionit – duke e zhvilluar bazën e vlefshme të abonuesve, markën dhe partneritetet e saj. Me Magenta Moments, Dojçe Telekom shkon një hap më tej dhe e zgjeron rolin e tij nga një ofrues i shërbimit të telekomunikacionit në një shoqërues të përditshëm që ia vlen ta kesh, i cili u ofron abonuesve vlerë të vërtetë.

“Magenta Moments është një shembull i vërtetë i përkushtimit tonë për t’u ofruar abonuesve shumë më tepër sesa shërbimet e telekomunikacionit. Programi në bashkëpunim me partnerët tanë ofron oferta dhe shpërblime tërheqëse në mënyrën më të thjeshtë, në mënyrë digjitale, përmes smartfonit. Jemi duke e hapur një kapitull të ri në punën tonë, jemi të përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientëve dhe përvojave të tyre në një nivel krejtësisht të ri duke e shfrytëzuar praninë ndërkombëtare të Dojçe Telekomit në të gjithë Evropën” – deklaroi Emilia Andonovska, Drejtoreshë kryesore komerciale për abonuesit privatë.

Magenta Moments ofron oferta dhe zbritje tërheqëse nga brendet ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale nga shumë kategori të stilit të jetesës. Përveç shërbimeve të telekomunikacionit, ofertat përfshijnë ushqime dhe pije, argëtim, udhëtime dhe blerje.
Programi së shpejti do të ketë karakter ndërkombëtar, që do të thotë se kur abonuesit do të udhëtojnë në vendet pjesëmarrëse, ata do të mund të gëzojnë përfitimet që janë të disponueshme në vendin përkatës.
Dojçe Telekom është kompania e parë e telekomunikacionit që, nëpërmjet Magenta Moments, aplikon praninë e saj ndërkombëtare për përfitimin e drejtpërdrejtë të abonuesve në të gjithë Evropën.
Abonuesit marrin një program me shpërblime ekskluzive dhe të personalizuara që është i lehtë për t’u përdorur përmes aplikacionit Telekom MK. Për më tepër, ata do të kenë mundësi t’i ftojnë miqtë dhe familjen që të bashkohen dhe së shpejti të ndajnë shpërblime me ta. Përvoja përmbyllet me interaksionet gejming me të cilat mund të fitohen zemra Magenta, që janë valuta e programit, me të cilat mund të zhbllokohen edhe më shumë shpërblime dhe përfitime.
Me të gjitha këto veçori, Magenta Moments shënon një kapitull të ri që e zgjeron rolin e Makedonski Telekomit nga një ofrues i shërbimeve të telekomunikacionit në një shoqërues të vlefshëm të përditshëm të përkushtuar për kënaqësinë e klientit në një nivel krejtësisht të ri.

Previous Post

Për abolimet e Ivanovit do të vendosë edhe Gjykata Supreme

Next Post

Rruga drejt Matkës edhe këtë vit e parregulluar, Arsovska: Së shpejti do të fillojë rregullimi

Related Posts

Biznes

Mickoski: Paralajmëroj 8 investime të reja për punësime të reja dhe standard më të fuqishëm

01/08/2025
Biznes

MEPSO:Mbërriti transformatori i ri 400/110 kV në TS Dubrovë, një investim strategjik për tejkalimin e sfidave në sistemin e transmetimit

31/07/2025
Aktuale

A do të ndryshojë çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

31/07/2025
Aktuale

A do të ndryshojë çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

31/07/2025
Biznes

Zbulimi që mund të ndryshojë të ardhmen energjetike të Europës

29/07/2025
Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Next Post
Rruga drejt Matkës edhe këtë vit e parregulluar, Arsovska: Së shpejti do të fillojë rregullimi

Rruga drejt Matkës edhe këtë vit e parregulluar, Arsovska: Së shpejti do të fillojë rregullimi

Reagon komuna e Kumanovës: Në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit

03/08/2025

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

03/08/2025

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk