Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Macron: Trump ta ndalë luftën në Gazë nëse dëshiron ta fitojë “Nobelin”

24/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë çmimin “Nobel” për paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trump e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron.

“Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që e bëjnë të mundur zhvillimin e luftës në Gazë. Ne nuk furnizojmë pajisje që e bëjnë të mundur luftën në Gazë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po”, shtoi ai.

Trump mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, ku i hodhi poshtë përpjekjet e aleatëve perëndimorë për ta mbështetur krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte shpërblim për militantët e Hamasit.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

“Ne duhet ta ndalim menjëherë luftën në Gazë. Duhet të zhvillojmë bisedime për paqe pa vonesa”, tha Trump.

Duke folur fjalimin e Trumpit, Macron tha: “Shoh një president amerikan të angazhuar, që përsëriti këtë mëngjes nga podiumi: ‘Unë dua paqe. Kam zgjidhur shtatë konflikte’, një president që dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. Ky çmim është i mundur vetëm nëse e ndal këtë konflikt”.

Vende si Kamboxhia, Izraeli dhe Pakistani janë në mesin e atyre që e kanë nominuar Trumpin për këtë çmim vjetor, për shkak të marrëveshjeve për paqes ose armëpushimeve që ka ndërmjetësuar.

Trump ka thënë se e meriton këtë çmim, të cilin e kanë fituar katër paraardhës të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për paqen se të gjithë të pranishmit në Kombet e Bashkuara së bashku”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

“Vetëm ky president ka mundur të arrijë kaq shumë për stabilitetin global, sepse ai në mënyrë efektive e ka bërë Amerikën Sërish të Fortë”.

Previous Post

BDI: Qeveria me uniforma vetëm në gjuhën maqedonase konfirmon qasjen diskriminuese ndaj shqiptarëve

Next Post

Turqia burgos komedianin dhe reperin për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

Related Posts

Botë

Turqia burgos komedianin dhe reperin për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

24/09/2025
Botë

NASA do të rikthehet në Hënë, Artemis II do jetë misioni i parë me njerëz prej më shumë se 5 dekadash

24/09/2025
Botë

Trump kritikon aleatët: Njohja e Palestinës është shpërblim për Hamasin

23/09/2025
Botë

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

23/09/2025
Botë

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

23/09/2025
Botë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23/09/2025
Next Post

Turqia burgos komedianin dhe reperin për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

Ndërron jetë ikona e kinemasë italiane

24/09/2025

Kos: Presim që ndryshimet kushtetuese të miratohen sa më shpejt

24/09/2025

Mickoski nga Gjorçe Petrovi: Sallë e re sportive në SHF “Dimitar Pop Berovski”

24/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk