Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Macron: Nuk e njohim aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia

23/08/2023
Macron: Nuk e njohim aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës Emmanuel Macron theksoi se vendi i tij nuk e njeh aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të Nicolas Sarkozy që e konsideron iluzion kthimin e Krimesë në Ukrainë.

“Dua të them edhe një herë këtu përballë jush, pranë jush, në mënyrë shumë të qartë: Franca nuk njeh as aneksimin nga Rusia të territoreve ukrainase dhe as rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara që u organizuan”, tha presidenti francez në një video-mesazh që u transmetua në samitin e Platformës së Krimesë, një samit diplomatik vjetor i iniciuar nga Ukraina dhe presidenti Volodymyr Zelensky për të kujtuar sovranitetin e Ukrainës mbi gadishullin.

“Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ne shohim një përkeqësim të vazhdueshëm të situatës humanitare të të drejtave të njeriut në rajon”, tha presidenti francez.

Sarkozy, president i Francës në periudhën 2007-2012, tha pak ditë më parë se në Krime “çdo kthim është iluzion”. Për Sarkozy, “një referendum i pakontestueshëm do të jetë i nevojshëm për të vërtetuar situatën aktuale”.

Në të njëjtën mënyrë, për territoret e diskutueshme të Ukrainës lindore dhe jugore Sarkozi propozoi organizimin e referendumeve nën mbikëqyrjen e rreptë të bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjet territoriale në mënyrë përfundimtare dhe transparente.

Sarkozy gjithashtu mbrojti një Ukrainë që do të qëndronte neutrale, duke mos u bashkuar me NATO-n apo Bashkimin Evropian.

Përballë këtij konfrontimi, diplomacia franceze siguroi se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar.

Në mesazhin e tij, Macron theksoi sot “vendimin historik për të njohur në Ukrainë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE”. “Ne do të qëndrojmë pranë jush në këtë rrugë evropiane dhe në pritjen tuaj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, pra në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, theksoi ai.

“Kryesisht, ne vazhdojmë t’ju ofrojmë ndihmën tonë në të gjitha fushat, në mënyrë që Rusia t’i japë fund luftës së saj të agresionit kundër jush dhe t’ju lejojë të mbroni dhe fitoni,” tha ai.

Previous Post

5 përfitimet shëndetësore të kosit

Next Post

Shqipëria i del në ndihmë Greqisë, dërgon 50 zjarrfikës

Related Posts

Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post
Shqipëria i del në ndihmë Greqisë, dërgon 50 zjarrfikës

Shqipëria i del në ndihmë Greqisë, dërgon 50 zjarrfikës

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk