Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Macron: Evropa të formojë qëndrimin e saj mbi Tajvanin

10/04/2023
Macron: Evropa të formojë qëndrimin e saj mbi Tajvanin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Evropa nuk ka interesa në thellimin e krizës mbi Tajvanin dhe duhet të ndjekë një strategji të pavarur si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Pekini, thuhet në komentet e publikuara të dielën në gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico”.

Macron sapo është kthyer nga një vizitë shtetërore tre-ditore në Kinë, ku u prit me ngrohtësi nga Presidenti Xi Jinping.
Të shtunën Kina filloi manovra ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të mërkurën të Presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni.

Kina e sheh Tajvanin, e qeverisur në mënyrë demokratike, si territorin e saj dhe nuk ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të forcës për ta vënë ishullin nën kontrollin e saj. Qeveria e Tajvanit i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës.

Evropa nuk duhet ta përshpejtojë konfliktin, por me kalimin e kohës të formojë qëndrimin e saj, si një pol i tretë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, citonin gazetat franceze “Les Echos” dhe “Politico” të ketë thënë Presidenti Macron gjatë vizitës në Kinë.

“Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se, ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan ose një reagim të tepruar kinez”, citohet të ketë thënë zoti Macron.

Evropa duhet ta financojë më mirë industrinë e mbrojtjes, zhvillojë energji bërthamore dhe të rinovueshme dhe të zvogëlojë varësinë nga dollari amerikan, për të kufizuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara, citohet të ketë thënë zoti Macron për dy gazetat franceze.

Presidenti Macron dha një intervistë të përbashkët për të dy gazetat gjatë udhëtimit me avion nga Pekini drejt qytetit Guangzhou.

Të premten, një këshilltar i zotit Macron u tha gazetarëve në qytetin Guangzhou se udhëheqësit Xi dhe Macron zhvilluan një diskutim “të dendur dhe të sinqertë” mbi çështjen e Tajvanit.

“Presidenti mendon se duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mos ketë aksidente apo të përshkallëzohen tensionet (që mund të bëjnë) që Kina të sulmojë”, tha këshilltari i presidentit francez.

Presidenti Macron shkoi në Kinë me një delegacion prej 50 biznesmenësh, përfshirë firmat Airbus dhe prodhuesin e energjisë bërthamore EDF, që nënshkruan marrëveshje gjatë vizitës. /VOA

 

 

 

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill

Next Post

Bërnabiq këtë javë mbledh në takim ministrat dhe serbët nga Kosova

Related Posts

Botë

Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh amerikan i shahut, Daniel Naroditsky

21/10/2025
Botë

Takimi me Trump/ Bullgaria ‘thyen’ rregullat e BE, do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21/10/2025
Botë

Situata në Kosovë, temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

21/10/2025
Botë

Situata në Kosovë, temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

21/10/2025
Botë

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

21/10/2025
Botë

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

21/10/2025
Next Post

Bërnabiq këtë javë mbledh në takim ministrat dhe serbët nga Kosova

Profesorë të Fakultetit Ekonomik të UT-së morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në “La Sapienza”

21/10/2025

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Championsit

21/10/2025

Mexhiti: Këto zgjedhje ishin referendum politik, të cilin e fitoi VLEN-i

21/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk