Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Luftime të ashpra në Ukrainë, teksa kryeministri japonez viziton Kievin

21/03/2023
Luftime të ashpra në Ukrainë, teksa kryeministri japonez viziton Kievin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka intensifikuar ofensivën në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase më 21 mars.

Këto njoftime vijnë teksa kryeministri i Japonisë është nisur drejt Kievit për të treguar mbështetjen e tij për Ukrainën që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Mbrojtësit ukrainas kanë zmbrapsur 120 sulme, të përqendruara kryesisht në Bahmut. Ky qytet është pika qendrore e luftimeve për muaj të tërë, dhe luftimet kanë shkaktuar humbje të mëdha në të dyja palët, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportimin ditor, duke shtuar se rusët po ashtu kanë tentuar që të përparojnë në drejtim të Avdijivkës, Limanit, Marijnikës dhe Shahtarskut.

Forcat ruse kanë granatuar civilët dhe infrastrukturën në 11 vendbanime përgjatë linjës së kontaktit, tha ushtria ukrainase.

Forcat ukrainase po ashtu kanë zmbrapsur sulme ruse në Kupiansk, në rajonin verior të Harkivit, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha më 21 mars se kryeministri Fumio Kishida do ta vizitojë Kievin dhe do të bisedojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kishida, shteti i të cilit është anëtar i Grupit të Shtatë shteteve, pritet të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën, pasi Rusia mbi një vit më parë nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj, tha Ministria e Jashtme japoneze.

Kishida do të tregojë “respektin e tij për kurajën dhe qëndresën e popullit ukrainas që është ngritur për të mbrojtur atdheun e tyre”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë.

Vizita e Kishidës në Japoni vjen në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, po zhvillon takime në Moskë me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Forcat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra për betejën e Bahmutit, edhe pse analistët kanë argumentuar se ky qytet ka pak rëndësi strategjike.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, më 20 mars tha se mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë të mbrojnë Bahmutin, pavarësisht se Rusia ka intensifikuar sulmet në këtë qytet.

“Askush nuk ka besuar se nën këto sulme intensive të armikut qyteti mund të mbahej për më shumë se një javë, maksimumi dy javë”, tha ajo. “Por, falë kurajës dhe heroizmit të mijëra ushtarëve tanë, por edhe udhëheqjes së shkathët të gjeneralëve dhe oficerëve tanë, mbrojtja e Bahmutit po vazhdon”, shtoi Malyar.

Kreu i grupit rus të mercenarëve, Wagner, pretendoi se forcat e tij kontrollojnë “rreth 70 për qind” të Bahmutit dhe po “vazhdojnë operacionet për çlirimin e tërësishëm të qytetit”.

Ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Bashkimit Evropian u pajtuan më 20 mars që t’i ofrojnë Ukrainës municione në vlerë prej 2 miliardë eurosh. Kjo ndihmë do t’i jepet në bazë të marrëveshjes që përshin blerjen e përbashkët të municioneve nga BE-ja, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 350 milionë dollarë./ REL

Previous Post

Tubimi i mbrëmshëm thirrje për bashkim drejt Evropës, tha Ali Ahmeti

Next Post

Në vend llogaridhënie, artanistët organizojnë koncert

Related Posts

Aktuale

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025
Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Aktuale

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Botë

Bitcoin kap një rekord të ri pas tre muajsh

08/05/2025
Aktuale

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Next Post
Në vend llogaridhënie, artanistët organizojnë koncert

Në vend llogaridhënie, artanistët organizojnë koncert

Të shtëna në pikën pagesore Milladinovci, jozyrtarisht rasti lidhet me të shtënat në Shtip

09/05/2025

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk