Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lufta në Ukrainë: Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

16/03/2024
Lufta në Ukrainë: Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua dhe një fëmijë ecin pas një tabele “I Love Ukraine” në Kiev, Ukrainë, 14 mars 2024. Foto: AP

Ministria ruse e mbrojtjes po pretendon se në Ukrainë po marrin pjesë mbi 13 mijë mercenarë të huaj.

Sipas një deklarate nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387, raporton Klankosova.tv.

Duke mos dhënë detaje se nga i kanë marrë këto të dhëna, kjo ministri thotë se deri më sot është konfirmuar vrasja e 5962 prej tyre.

Lideri i padiskutueshëm për sa i përket numrit të luftëtarëve të vrarë, sipas Moskës zyrtare, është Polonia me 2960 mercenarë, nga të cilët 1497 të vrarë.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë me 191, respektivisht 192 mercenarë që pretendon se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Gjithnjë sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Nga shtetet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsejtë 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë.

Po ashtu, ministria ruse e mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, kurse nga ta janë vrarë 491.

Edhe nga Kanadaja thotë se kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës 1005 persona, kurse janë vrarë 422.

Britania e Madhe, sipas Rusisë, ka kontribuuar me 822 luftëtarë, kurse nga ta, 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

“Duhet theksuar se Franca, e cila në të gjitha nivelet mohon praninë e mercenarëve të saj në territorin e Ukrainës, ka humbur tashmë 147 militantë nga 356 të ardhur”, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, dhe i njëjti ende nuk është vrarë, sipas Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka treguar se nga i ka marrë këto shifra.

Rusia nisi më 24 shkurt të vitit 2022 pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës

Previous Post

VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmanit 

Next Post

Çfarë ndodh kur klikoni “unë nuk jam robot” – përgjigja do të shqetësojë shumë njerëz

Related Posts

Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Next Post
Çfarë ndodh kur klikoni “unë nuk jam robot” – përgjigja do të shqetësojë shumë njerëz

Çfarë ndodh kur klikoni “unë nuk jam robot” – përgjigja do të shqetësojë shumë njerëz

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk