Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA-ja vendos sanksione ndaj Hamasit

12/04/2024
Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA-ja vendos sanksione ndaj Hamasit
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit – grupit palestinez që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur njëkohësisht sanksione ndaj Hamasit, tha Thesari. Sanksionet amerikane kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur edhe si “Abu Ubaida”, i cili është zëdhënës i Brigadës Al-Kasam – krahut ushtarak të Hamasit në Gazë – që nga viti 2007, tha Departamenti amerikan i Thesarit.     Sanksionet po ashtu kanë shënjestuar William Abu Shanab, komandant i njësisë al-Shimali, me seli në Liban, Bara’a Hasan Farhat, i cili është ndihmës i Abu Shanabit dhe është komandanti në njësinë al-Shimali, si dhe ndaj Khalil Muhammad ‘Azzam, një zyrtar i inteligjencës i Hamasit.

“Veprimi i sotëm i përbashkët përforconte përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve”, tha Brian Nelson, nënsekretari për terrorizëm dhe financim të inteligjencës në Thesarin amerikan.

Bombardimet në Han Junis të Rripit të Gazës. Fotografi ilustruese nga arkivi. Thesari amerikan u bëri thirrje shteteve partnere dhe aleate që të vazhdojnë “të shënjestrojnë rrjetet e Hamasit, kudo që ato operojnë, përfshirë edhe në domenin kibernetik, tha Nelson.

Sanksionet nënkuptojnë që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e shënjestruar në SHBA do të bllokohen. Që nga 7 tetori 2023, Izraeli po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gazë, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë luftarake dhe qeverisëse të Hamasit, përderisa nga ofensiva izraelite në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 33.000 persona. /REL

Previous Post

Fronti Europian hap shtabin në lagjen Migjeni në Tetovë

Next Post

Mesazhi i Biden për Iranin: Mos sulmoni Izraelin!

Related Posts

Botë

Problemi me celularët dhe rrjetet sociale në shkolla

02/09/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

02/09/2025
Botë

Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

01/09/2025
Botë

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi, shtrohet në spital

01/09/2025
Botë

Rezultonte i zhdukur që prej muajit maj, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar

01/09/2025
Botë

Më shumë se 800 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin

01/09/2025
Next Post
Mesazhi i Biden për Iranin: Mos sulmoni Izraelin!

Mesazhi i Biden për Iranin: Mos sulmoni Izraelin!

Problemi me celularët dhe rrjetet sociale në shkolla

02/09/2025

Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të

02/09/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk