Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lufta në Gaza, Jordania e tërheq ambasadorin nga Izraeli

01/11/2023
Lufta në Gaza, Jordania e tërheq ambasadorin nga Izraeli
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jordania, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet nga Izraeli, dhe se i ka kërkuar ambasadorit izraelit të qëndrojë jashtë Jordanisë, në shenjë proteste për “katastrofën humanitare” në Gazë.

Zëvendëskryeministri i Jordanisë, Ayman al-Safadi, i cili është edhe ministër i Jashtëm, tha se kthimi i ambasadorëve lidhet me “ndaljen e luftës në Gazë” nga Izraeli, si dhe “katastrofës humanitare që po e shkakton”.

Jordania e nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, duke u bërë vendi i dytë arab pas Egjiptit që e bën këtë.

Ndërkohë, paraditen e të mërkurës, pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt, përderisa sulmet izraelite goditën një kamp refugjatësh për të dytën ditë me radhë.

Mbi 100 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.

Sulmet ajrore vijnë përderisa trupat tokësore të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre në periferi të qytetit të Gazës, disa ditë pasi nisën fazën e re të luftës, që liderët izraelitë e kanë përshkuar si të gjatë dhe të vështirë.

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile u ndërprenë të mërkurën, njësojë siç ishin ndërprerë gjatë fundjavës kur hynë trupat tokësore izraelite në Gazë. Zyrtarët izraelitë kanë thënë se infrastruktura ushtarake e Hamasit, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në qendër të qytetit, që para luftës ishte shtëpi e afër 650.000 banorësh.

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona, sipas autoriteteve izraelite./ REL

Previous Post

Lufta me Hamasin, udhëheqësi suprem i Iranit nxit shtetet myslimane të bojkotojnë Izraelin

Next Post

Ahmeti – Ludva: Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post
Ahmeti – Ludva: Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ahmeti – Ludva: Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk