Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lufta në Gaza, Gjermania e ndalon furnizimin e Izraelit me armë

08/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania nuk do ta autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës “deri në një njoftim të radhës”, tha të premten kancelari Friedrich Merz. Vendimi i Merzit vjen si përgjigje ndaj planit të Izraelit për ta zgjeruar luftën në territorin palestinez.

Njoftimi publik, i cili theksoi vuajtjet e njerëzve në Gazë, shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Berlinit ndaj aleatit të tij të kamotshëm.

“Qeveria gjermane nuk do ta miratojë asnjë eksport pajisjesh ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të radhës”, tha Merz në një komunikatë.

Merz tha se e pranon se Izraeli ka të drejtë për ta çarmatosur Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite, por tha se vendimi i Izraelit “e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet se si mund të arrihen këto synime”.

Përkrahja e qëndrueshme dhe afatgjatë e Gjermanisë për Izraelin, e mbështetur në ndjenjën e fajit për Holokaustin, është vënë në pikëpyetje nga numri në rritje i viktimave në Gazë dhe kriza humanitare, të cilat e kanë nxitur popullin gjerman të kërkojë veprime nga Qeveria e tyre.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, Gjermania ka ofruar 30 për qind të importeve kryesore të armëve të Izraelit në periudhën 2019-2023, kryesisht pajisje detare, përfshirë fregatat e klasit Sa’ar 6 (MEKO A-100 Light Frigates), të cilat janë përdorur në luftën në Gazë.

Merz tha se lirimi i pengjeve dhe negociatat për armëpushim janë prioritetet kryesore të Gjermanisë, së bashku me lehtësimin e vuajtjeve të civilëve. Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë izraelite të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor.

Anëtarë të krahut të ekstremit të djathtë të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë bërë trysni për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës, ndonëse ushtria ka paralajmëruar se kjo mund të rrezikojë jetën e pengjeve të mbijetuar.

Parlamenti gjerman raportoi në qershor se licencat e eksportit për 485 milionë euro pajisje ushtarake për Izraelin janë miratuar në ditën e sulmit të Hamasit që shkaktoi luftën në Gazë, 7 tetor 2023, dhe më 13 maj 2025.

Pas sulmit të Hamasit, Gjermania e rriti rreth dhjetëfish eksportin e armëve në Izrael gjatë vitit 2023. Grupet e të drejtave të njeriut nisën sfida ligjore, duke thënë se armët mund të përdoren në luftën në Gazë./ REL

Previous Post

“Jemi thellësisht të shqetësuar për planin e pushtimit izraelit’, Pekini: Gaza i përket popullit palestinez

Next Post

UEFA gjobit yjet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

Related Posts

Botë

“Putin, më i fortë se Hamasi”/ Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20/10/2025
Botë

Bombardimet në Rripin e Gazës i morën jetën 44 personave/ Reagon Trump: Armëpushimi në fuqi, mund të ketë rebelë

20/10/2025
Botë

Përfundon në tragjedi ndeshja e basketbollit në Itali, sulmohet autobusi i tifozëve, vdes shoferi

20/10/2025
Botë

Izraeli pezullon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

19/10/2025
Botë

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas raportimeve për dronë

19/10/2025
Aktuale

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025
Next Post

UEFA gjobit yjet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

Maqedoni Kosove Shqiperi Rajon Bota Mucunski fton Spiropalin për ta vizituar Shkupin

20/10/2025

Fetai: Humbës është Taravari, nga katër komuna, në asnjë!

20/10/2025

Ministri Aliu thumbon Taravarin pas zgjedhjeve lokale

20/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk