Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë persona të vrarë dhe janë gjetur 17 trupa të tjera në qytet dhe zonat përreth.
Sipas Ministrisë, numri total i të vdekurve nga konfliktet në Rripin e Gazës ka arritur në 68,858, ndërsa 170,664 persona janë plagosur.
“Shumë viktima mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile deri më tani nuk kanë qenë në gjendje t’i arrijnë”, tha Ministria e Shëndetësisë, duke nënvizuar vështirësitë e ndihmës humanitare në zonat e prekura nga lufta.










