Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lufta me Hamasin, udhëheqësi suprem i Iranit nxit shtetet myslimane të bojkotojnë Izraelin

01/11/2023
Lufta me Hamasin, udhëheqësi suprem i Iranit nxit shtetet myslimane të bojkotojnë Izraelin
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u bëri thirrje shteteve myslimane të ndalin eksportet e karburanteve dhe produkteve ushqimore që shkojnë në Izrael, si një masë sipas tij që do ta detyronte këtë vend të ndalte bombardimet ndaj Gazës. Lajmi u njoftua nga mediat shtetërore iraniane.

“Bombardimi i Gazës duhet të ndërpritet menjëherë dhe po kështu furnizimi me karburante dhe produkte ushqimore për regjimin Zionist”, tha Ajatollah Ali Khamenei gjatë një takimi me studentë në Teheran.

Që pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, gjatë të cilit Hamasi vrau 1,400 persona dhe mori peng rreth 240 të tjerë, Izraeli është betuar ta shkatërrojë grupin militant, që mbështetet nga Irani, e që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës një fushatë ushtarake të pashembullt me bombardime të vazhdueshme. Sipas autoriteteve palestineze në Gazë, një rajon që qeveriset nga Hamasi, numri i të vdekurve ka arritur në rreth 8 mijë.

Përfaqësuesit e klerit iranian kanë paralajmëruar për përshkallëzim të konfliktit nëse Izraeli vazhdon me ata që ata e cilësuan “agresionin ndaj palestinezëve”. Po kështu ata kanë sinjalizuar se grupet e lidhura me Teheranin në Lindjen e Mesme janë të gatshme të veprojnë.

Irani e ka shndërruar kauzën palestineze në shtyllë politike të Republikës islamike që prej revolucionit islamik të vitit 1979 dhe në një formë që e pozicionon teokracinë shiite si udhëheqëse të botës myslimane.

Udhëheqësi kryesor i Iranit Khamenei akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë bashkëfajtore me Izraelin për “krimet e kohëve të fundit ndaj palestinezëve”. “Bota islamike nuk duhet të harrojë se për çështjen qenësore të Gazës, shtete që qëndruan kundër popullit të shtypur palestinez ishin Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania”, tha ai ndërkohë që turma brohoriste “Vdekje Izraelit” dhe “Vdekje Shteteve të Bashkuara”.

Izraeli, të cilin Teherani zyrtar refuzon ta njohë, akuzon klerin iranian se po nxit dhunë duke armatosur Hamasin. Irani thotë se e mbështet moralisht dhe se përkrah financiarisht grupin militant.

“Pafytyrësia më e madhe e Perëndimit është akuza për terrorizëm që ua drejton luftëtarëve palestinezë”, deklaroi udhëheqësi suprem i Iranit./VOA

Previous Post

Policia Financiare “vërshon” Lotarinë Shtetërore

Next Post

Lufta në Gaza, Jordania e tërheq ambasadorin nga Izraeli

Related Posts

Botë

Momente të frikshme në aeroportin e Malpensës, një person i vë flakën sportelit të biletave (VIDEO)

20/08/2025
Botë

‘President i paqes!’ Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

20/08/2025
Botë

Mbi 1100 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë

19/08/2025
Botë

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara, Rutte: Do vazhdojmë të ndërtojmë një aleancë më të fortë

19/08/2025
Botë

Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

19/08/2025
Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Next Post
Lufta në Gaza, Jordania e tërheq ambasadorin nga Izraeli

Lufta në Gaza, Jordania e tërheq ambasadorin nga Izraeli

Osmani: Çairi do të bëhet komuna e parë me mekanizma realë kundër korrupsionit

20/08/2025

20/08/2025

VLEN: 1.000 denarë zbritje mujore në faturat e energjisë për familjet më të rrezikuara!

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk