Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lufta Izrael-Hamas, ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë nga ajri

02/03/2024
Lufta Izrael-Hamas, ushtria amerikane hedh ndihma në Gazë nga ajri
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre aeroplanë amerikanë për mallra kanë hedhur ushqim prej ajrit të shtunën në Rripin e Gazës, ka thënë një zyrtar amerikan, teksa rriten shqetësimet për krizë humanitare në këtë rajon, pas disa muajsh luftime.

“Kemi realizuar ndihmë të kombinuar humanitare përmes ajrit në Gazë”, duke angazhuar tre aeroplanë C-130, për të dërguar “ndihmë te civilët e prekur nga konflikti”, ka thënë një zyrtar i Komandës Qendrore amerikane në disa komente për agjencinë e lajmeve AFP në kushte anonimiteti.

Aeroplanët kanë hedhur “66 pako të mëdha me vakte ushqimore pa mish derri” të shtunën, ka thënë ky zyrtar.

Disa media kanë bërë bërë të ditur se bëhet fjalë për mijëra shujta.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara do të nisin të dërgojnë ndihmë prej ajrit në Gazë, pas vdekjes të më shumë se 100 palestinezëve të enjten në një turmë, sa kanë qenë duke pritur për ndihma.

Disa burime brenda ushtrisë izraelite e kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, pasi e kanë konsideruar “me rrezik”.

Zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby ka thënë të premten se SHBA-ja planifikon të dërgojë shujta që do të zgjasin me javë.

Ai e ka përshkruar operacionin si të vështirë, pasi kërkon planifikim të kujdesshëm të Pentagonit për të garantuar sigurinë e civilëve të Gazës si dhe personelit të ushtrisë amerikane.

Më herët gjatë ditës, dy burime prej Egjiptit kanë thënë se të dielën në Kajro do të rinisin bisedimet për arritje të armëpusimit në Gazë.

Ende nuk është bërë ndonjë koment prej Izraelit apo grupit militant Hamas, që kanë negociuar në të kaluarën përmes ndërmjetësuesve, përfshirë Egjiptin dhe Katarin.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Presioni ndërkombëtar është rritur, pasi mbi 30.000 palestinezë janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, prej nisjes së ofensivës izraelite në Gazë.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që një çerek i popullsisë është një hap larg urisë.

I zotuar për ta shkatërruar Hamasin, Izraeli e ka nisur ofensivën në Gazë, pas sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë./ VOA

Previous Post

BDI: Në mënyrë skandaloze, VMRO shpall fshikullimin e qytetarëve për shkak të kryeministrit të parë shqiptar

Next Post

Serbët e interesuar për pasaportat e Kosovës

Related Posts

Botë

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

11/09/2025
Botë

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

11/09/2025
Botë

FBI ofron shpërblim 100 mijë dollarë për informacione lidhur me vrasësin e Charlie Kirk

11/09/2025
Botë

Vrasja e Charlie Kirk – FBI gjen armën dhe gjurmët kyçe të autorit

11/09/2025
Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Next Post
Serbët e interesuar për pasaportat e Kosovës

Serbët e interesuar për pasaportat e Kosovës

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

11/09/2025

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk