Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

LSDM: Nëse Mickoski është për agjendë Evropiane të mbështesë ndryshimet Kushtetuese

03/08/2023
LSDM: Nëse Mickoski është për agjendë Evropiane të mbështesë ndryshimet Kushtetuese
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LSDM ka porositur sot Mickoskin se, nëse në të vërtetë mbështet interesat e shtetit dhe agjendën evropiane, ta dëshmojë këtë duke dhënë mbështetje për ndryshimet kushtetuese. Nga kjo parti kanë thënë se, janë përmbushur të gjitha kushtet që ka parashtruar Mickoski që VMRO të votojë për ndryshimet. Tani sipas tyre, Mickoski e ka shansin që të paktën njëherë të rreshtohet në anën e interesave shtetërore dhe nacionale.

“Ndryshimet kushtetuese janë të qasshme publikisht për të gjithë dhe askush nuk është kundër përmbajtjes së tyre, përfshirë edhe Mickoskin dhe VMRO – DPMNE-në. Me ndryshimet kushtetuese përshpejtohet procesi i integrimit në BE, por njëkohësisht ruhet kushtetueshmëria parësore e popullit maqedonas dhe i vihet fundi tezës “një popull dy shtete”, të cilën e promovojnë me dekadë disa qendra të huaja” – thonë nga LSDM.

Nderkaq, nga VMRO – DPMNE kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata thonë se, pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese dhe se, retorika e tyre e përditshme për to është vetëm taktikë për të fituar kohë.

“Kjo është taktikë e BDI-së dhe LSD-së për të fituar kohë në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme të bëhen të rregullta të parëndësishme. Por, në ndërkohë Maqedonia çdo ditë fundoset gjithnjë e më shumë në kriza, këtë do ta ndjejnë më tej qytetarët në vjeshtë dhe në dimër, ndërsa gjithë kjo do të na largojë në mënyrë shtesë nga BE-ja, duke pasur parasysh afatet për zgjedhje në Maqedoni dhe në BE” – tha Naum Stoilkovski.

Kujtojmë se, minsitrat e BDI-së të martën ia dorëzuan dorëheqjet e kushtëzuara kryeministrit Kovaçevski, të cilat do të aktivizohen në momentin kur opozita do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Por mbetet e paqartë se si do të veprohet tutje me këto dorëheqje, pasi dispozitat ligjore janë të qarta, kryeministri nuk gëzon të drejtën e të mbajturit peng të dorëheqjeve. Akti i dorëheqjes së anëtarit të Qeverisë kërkon prononcimin e kryeministrit, nëse ky i fundit pranon ose refuzon të njëjtën. Pranimi i dorëheqjes nënkupton veprim të menjëhershëm të kryetarit të Qeverisë dhe dorëzimin e saj në Kuvend, ndërsa ligjvënësi duhet në seancën e parë të radhës të konstaton dorëheqjen pa diskutim.

Previous Post

Eskalon gjuha mes dy ish partiakëve të Alternativës, Zejdi e quan servil Ibrahimin

Next Post

Kushtetuesja, lëndë për orët shtesë të punës

Related Posts

Maqedoni

Dyshime për operacione të panevojshme, hetim i jashtëzakonshëm në shëndetësinë private!

20/08/2025
Maqedoni

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025
Maqedoni

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025
Maqedoni

A do të rritet çmimi i apartamenteve?! Financat analizojnë – 5% apo 18% TVSH për apartamentin e parë në vitin e ri

20/08/2025
Maqedoni

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

20/08/2025
Next Post
Kushtetuesja, lëndë për orët shtesë të punës

Kushtetuesja, lëndë për orët shtesë të punës

Modelja shijon pushimet, shfaq format perfekte

20/08/2025

Pse përfundoj lidhja serioze e Big Mames?

20/08/2025

Dyshime për operacione të panevojshme, hetim i jashtëzakonshëm në shëndetësinë private!

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk