Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Lotus”, mercenerari që mund të pasojë Yevgeny Prigozhin si lider i Wagner

24/08/2023
“Lotus”, mercenerari që mund të pasojë Yevgeny Prigozhin si lider i Wagner
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me vdekjen e Yevgeny Prigozhin dhe numrit dy të grupit Wagner, Dmitry Utkin, në avionin e rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Moskë, mercenarëve do t’u duhet të zgjedhin një lider të ri për të drejtuar ushtrinë private me mbi 5 mijë anëtarë.

Dhe emri më i rëndësishëm i mbetur në radhët e mercenarëve, që mund të marrë drejtimin, është një nga miqtë më të ngushtë të Prigozhin, i njohur si vrasës gjakftohtë i luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për komandantin 42-vjeçar Anton Yelizarov, i cili i konsidero anëtarët e grupit mercenar si “kalorës” dhe duket se është nga ata që mbështeti revoltën kundër Vladimir Putin.

Ekspertja Samantha de Bendern tha për The Sun se emri i Yelizarov si drejtuesi i ri ka qarkulluar në grupe të ndryshme në Telegram, menjëherë pas kaosit që u krijua kur u rrëzua avioni i Prigozhin.

“Është një djalë i ri, Yelizarov, i cili është i vetmi lider i mbijetuar nga kupola e Wagner“, tha ekspertja.

I njohur me nofkën “Lotus”, Yelizarov besohet se ka qenë i përfshirë në lëvizjet e grupit në Bjellorusi dhe ka komanduar Wagner gjatë betejës më të përgjakshme të luftës në Ukrainë.

Ai udhëhoqi ofensivën e përgjakshme në Soledar, ku u vranë shumë ushtarë ukrainas dhe rusë gjatë betejës pesë mujore dhe më vonë mori emrin “pushtuesi i Soledarit” nga Prigozhin.

Pavarësisht se filloi karrierën e tij ushtarake në Forcat e Armatosura Ruse, Yelizarov është një ndër ata që i ka kthyer shpinën Putinit dhe i është përkushtuar grupit mercenar, i cili ka në përbërje disa nga të burgosurit më të rrezikshëm të Rusisë.

Në një intervistë të zhvilluar në fillim të këtij viti për kanalin në Telegram të lidhur me Wagner, “Zona Grey”, Yelizarov e shprehur hapur besnikërinë e tij ndaj grupit mercenar.

“Wagner nuk është thjesht një strukturë që bashkon njerëzit, është një ideologji. A e keni dëgjuar historinë për Mbretin Artur dhe Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët? Pra, të gjithë komandantët e Wagner janë kalorës, dhe udhëheqësi ynë është drejtori. Nuk mund të ndahemi, të gjitha vendimet merren bashkërisht, në këshillin e komandantëve. Kështu është krijuar një strukturë pa komponentë korrupsioni”,-tha Anton Yelizarov.

Anton Yelizarov mori pjesë në aksionet ushtarake në Siri, përpara se të punonte në Republikën e Afrikës Qendrore dhe të komandonte një njësi në Libi – ku ishin vendosur mina tokësore ilegale nga trupat e Wagner.

Ai mendohet se i është bashkuar grupit rreth vitit 2016, pasi u dënua për mashtrim nga forcat ushtarake ruse.

“Lotus” është sanksionuar gjerësisht edhe nga Ukraina, Franca, Bashkimi Evropian, Japonia, Belgjika, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Previous Post

Osmani: S`ka argumente kundër thelbit të kornizës negociuese me BE-në!

Next Post

Pavarësia e Ukrainës – Osmani iu bashkua nismës së ministrave të jashtëm

Related Posts

Botë

Problemet me strehimin, Spanja do të largojë më shumë se 50 mijë apartamente pushimi nga platformat online

17/09/2025
Botë

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

17/09/2025
Botë

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025
Botë

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16/09/2025
Botë

OKB: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16/09/2025
Botë

Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’

16/09/2025
Next Post
Pavarësia e Ukrainës – Osmani iu bashkua nismës së ministrave të jashtëm

Pavarësia e Ukrainës – Osmani iu bashkua nismës së ministrave të jashtëm

Vazhdon ndërtimi i autostradave në korridoret 8 dhe 10d , gjatë muajit korrik janë shpenzuar 16,5 milionë euro

17/09/2025

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

17/09/2025

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk